Gonxhja: Xhamia historike e Plumbit në Shkodër do t’u rikthehet besimtarëve në maj

Restaurimi i objekteve të kultit, nuk është thjesht rikthimi i tempujve të besimit në vlerat e tyre, por edhe kujdes për trashëgiminë kulturore dhe historinë.


Xhamia historike e Plumbit në Shkodër do t’u rikthehet besimtarëve, si një tempull besimi me kushte optimale në muajin maj.

Xhamia e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar më 1773-1774, është xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë, monument kulture i kategorisë së parë.

Rivitalizimi i kësaj xhamie unikale në Shkodër përfshin jo vetëm restaurimin e thellë të saj, por edhe transformimin e hapësirës përreth. Pas restaurimit, Xhamia, e ndërtuar nga i mirënjohuri arkitekt Sinani, do të kthehet në një tjetër atraksion turistik për qytetin.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja inspektoi sot punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër.

“Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, Shkodër, është një projekt që synon të rikthejë plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të këtij monumenti unik, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, u shpreh ministri Gonxhja.

Pjesa më problematika, tashmë ndër shekuj, i përmbytjes së zonës përreth xhamisë ka marrë tashmë një zgjidhje shumë elegante dhe paksa dinamike.

Në pjesën e rrethimit do të ketë një gardh, një apel alumini, i cili do të ngrihet në momentet e shtimit të fluksit të shirave e të ujit përreth e do bëjë të mundur mos lejimin e mbushjes së kësaj pjese.

Përtej restaurimit të Xhamisë është punuar edhe për restaurimin e pjesës së jashtme.

Është hera e parë që bëhet një restaurim i këtij niveli, që nuk bazohet vetëm në monumentin.

Restaurimi i objekteve të kultit, nuk është thjesht rikthimi i tempujve të besimit në vlerat e tyre, por edhe kujdes për trashëgiminë kulturore dhe historinë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…