
Ndeshja e parë kualifikuese për Kupën e Botës, Kombëtarja kuqezi mbërrin në Londër
Me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të mërkurë drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, që luhet të premten më 21 mars, në “Wembley Stadium” në orën 20:45.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Me të mbërritur në Londër, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.
Nesër skuadra kombëtare do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:00 në “Wembley Stadium”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të jenë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 18:15.