Zhvillimi i qëndrueshëm industrial, Çano takim me përfaqësues të UNIDO

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Eridana Çano zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e partneritetit midis Shqipërisë dhe UNIDO, me fokus në zbatimin e suksesshëm të Programit Vendor (CP) për zhvillimin e qëndrueshëm industrial (2020–2024).

Ky bashkëpunim është një hap tjetër për forcimin e prioritetit kombëtar të zhvillimit dhe promovimin e dokumentit të Partneritetit për Programin Vendor (PCP).

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Programi PCP ofron një kornizë strategjike për shërbimet e integruara të UNIDO, duke u fokusuar në investime të mëdha dhe partneritete të drejtuara nga qeveria.

Qëllimi është të mobilizohen fonde shtesë për mbështetje të sektorëve prioritarë dhe zhvillim afatgjatë.

Në Shqipëri, ky program do të fokusohet te njerëzit, bizneset dhe mjedisi, duke mbështetur politikat industriale, zhvillimin e infrastrukturës dhe modernizimin e ekonomisë, ndërkohë që avancon përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në BE.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Celibashi apel zgjedhësve nga jashtë: Kontaktoni me shërbimin postar për zarfin e votimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bëri sot thirrje zgjedhësve nga jashtë që nuk janë kontaktuar nga kompania postare…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia