Dita Botërore e Sindromës Down, Avokati i Popullit bën thirrje për përfshirje e pranim

Prej dhjetorit të vitit 2011, 21 Marsi njihet edhe si Dita Botërore e Sindromës Down.


Prej dhjetorit të vitit 2011, 21 Marsi njihet edhe si Dita Botërore e Sindromës Down.

Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme (ose të plotë) të kromozomit 21. Nuk dihet ende pse ndodh kjo sindromë, por sindroma Down ka qenë gjithmonë një pjesë e gjendjes njerëzore. Ekziston në të gjitha rajonet anembanë globit dhe zakonisht rezulton në efekte të ndryshueshme në karakteristikat fizike, shëndetin apo stilin e të mësuarit.

Çdo vit, rreth 3000 deri në 5000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

Për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për sindromën Down, OKB fton të gjitha shtetet anëtare, organizatat si dhe shoqërinë civile, që të respektojnë Ditën Botërore të Sindromës Down në mënyrën e duhur.

Qasja adekuate në kujdesin shëndetësor, në programet e ndërhyrjes së hershme dhe në arsimin gjithëpërfshirës, si dhe kërkimi i duhur, janë jetike për rritjen dhe zhvillimin e individit.

Në Ditën Botërore të Personave me Sindromën Down, institucioni i Avokatit të Popullit e vuri theksin tek përfshirja dhe pranimi.

“Duhet të pyesim veten: A kemi krijuar një shoqëri ku ata dhe familjet e tyre të mos ndihen të përjashtuar? A kanë ata mundësitë, mbështetjen dhe hapësirën që u takon?”, shkruhet nga Avokati i Popullit në rrjetet sociale.

Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se, vijon të mbrojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar zbatimin e plotë të parimeve të barazisë dhe përfshirjes, sepse respektimi i dinjitetit dhe të drejtave të tyre nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një tregues i vërtetë i përparimit tonë si shoqëri.

“Le të mos mbetemi vetëm tek simbolika e një dite. Përfshirja nuk është vetëm një mesazh, por një angazhim i përditshëm”, shkruan Avokati i Popullit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait