Kandidatët e 11 majit, Rama: Tiranës i japim ofertë të plotë, kombinim i të resë me eksperiencën

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot gjatë takimit për prezantimin e kandidatëve të Tiranës se është shumë krenar për këtë skuadër


Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot gjatë takimit për prezantimin e kandidatëve të Tiranës se është shumë krenar për këtë skuadër sepse beson se me këtë skuadër i është dhënë Tiranës një ofertë e plotë, për të gjitha moshat, për të gjitha gratë dhe vajzat, për të rinjtë etj.

“Jam shumë krenar për këtë skuadër sepse besoj që me këtë skuadër ne i kemi dhënë të gjithë qarkut të Tiranës një ofertë të plotë. Të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeje të plotë, i kemi dhënë vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin padyshim përfaqësuesen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, i kemi dhënë të rinjve dhe të rejave mundësinë që të bëjnë zgjedhjen e tyre duke u ndjerë pjesë e kësaj skuadre dhe pa diskutim i kemi dhënë të gjithë profesionistëve mundësinë që duke votuar për PS-në të kenë mundësi që në këtë skuadër të zgjedhin një vajzë, një djalë, një grua apo një burrë pa pasur asnjë dyshim se do të përfaqësohen denjësisht”, tha Rama.

Kryeministri e konsideroi skuadrën e PS-së si partinë më të re që është sot në fletën e madhe të votimit për Tiranën. “Një parti të re, ama një shalqi me provë, që brenda vetes ka edhe të gjithë eksperiencën e të gjitha këtyre viteve qeverisje duke i dhënë qytetarëve të Tiranës mundësinë që të shohin përpara përmes të resë, por të ndjehen të sigurt që rruga jonë përpara është e garantuar përmes eksperiencës. Të dyja këto bashkë, janë jo të lehta për t’u bërë dhe të dyja këto bashkë gjenden vetëm në ofertën e PS”, vijoi Kryeministri.

“Tek të gjithë të tjerët, majtas e djathtas fletës së votimit, rastësisht nga pikëpamja simbolike ne jemi në mes, janë ose të kalbur, ose pa asnjë eksperiencë për ta thënë me fjalë të buta. Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS-së aty ku është numri 5, është ta çosh votën kot”, u shpreh Rama.

“Në gjithë këtë rrugë drejt 11 majit, të gjithë do të kenë mundësinë të dëgjojnë, të pyesin në detaje se çfarë duam të bëjmë, jo thjesht në shkallë vendi, por edhe në shkallë të çdo komuniteti”, theksoi Rama.

Sipas Kryeministrit, për Partinë Socialiste ka shumë për të folur gjatë gjithë viteve të qeverisjes socialiste, aq sa nuk mjaftojnë ditë të tëra për t’i numëruar.

“Jemi të vetëdijshëm që ka ende probleme jo të vogla për të adresuar, ka ende plagë për të mbyllur, ka ende shumë punë për të bërë. Por, në këto zgjedhje ka diçka që është përtej të gjitha këtyre dhe këtu unë dua të përqendrohem përsëri: ka diçka përtej të gjitha nevojave të çdo komuniteti në jetën e përditshme, ka diçka që është përtej gjeneratës sime, tonë dhe ka diçka që lidhet drejtpërdrejtë jo thjesht me partinë tonë, as me asnjë parti tjetër, lidhet me fatin evropian të Shqipërisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…