Rama: Me anëtarësimin në BE, 300 milionë euro për bujqësinë çdo vit

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë theksoi sot në fjalën e tij përpara kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi historike për vendin.

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë theksoi sot në fjalën e tij përpara kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, por edhe qindra mbështetësve të kësaj force politike që ishin të pranishëm në aktivitet, se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi historike për vendin.

Sipas Kryeministrit, pavarësisht se ka zëra që thonë se Bashkimi Evropian ka problemet e brendshme të vetat, problemet e tyre janë ato të shteteve më të mëdha sot.

“BE-ja është e organizuar si një familje, ku ka më të rritur, ka dhe me të vegjël dhe mënyra si funksion ajo familje është se ata që janë më të mëdhenj dhe më të fortë, japin lekë, euro për ata që janë më të dobët dhe më të vegjël që të rriten.

Prandaj, ajo familje është e ndarë, kontribuuesit dhe përfituesit. Kontribuuesit, Franca, Gjermania, Holanda, Danimarka japin në BE para më shumë se marrin nga BE-ja. Por, sigurisht atyre BE-ja ju duhet për të gjitha gjërat e tjera, tregun e përbashkët, që duke ikut nga BE-ja, Britania e Madhe e humbi dhe tani nuk po di të gjejë rrugën”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit pohoi se me futjen në BE, Shqipëria, do të jetë një nga vendet që do të përfitojë. “Sot, në 10 vjet në kemi marrë nga BE total mbështetje pak më shumë se 1 miliard euro, si mbështetje zhvillimore. Futemi në BE, çdo vit kemi më shumë se 1 miliard euro mbështetje”, tha ai.

“Për bujqësinë, ne kemi marrë nga BE në gjithë këto vite më pak se 200 milionë euro në 12 vjet, futemi në BE marrim çdo vit, 300 milionë euro. Tani, ti je fermer, e ç’po të duhet ty këneta, bufi kënetës apo Edi Rama. Të gjithë në 11 maj duhet të mendojnë atë fjalinë, që bëri Kinën atë që është sot: “Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ka macja, rëndësi ka që macja kap minjtë”, vijoi Rama.

“Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ka kjo forcë politike, apo se si jam veshur unë, rëndësi ka që unë bashkë me këtë forcë politike fusim Shqipërinë në BE”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal në fjalën e tij, edhe në punën e jashtëzakonshme që është bërë për të ndryshuar opinionin e liderëve politikë në BE dhe për t’u ulur në një tryezë me ta.

“Mos na e prishmi se i kemi rrethuar! Unë e di se çfarë kemi hequr për t’i ndryshuar atë opinionin e tmerrshëm për të na parë në sy dhe pastaj të mos i ulin sytë kur ne i shohim drejt e në sy. Hidheni atë votë, se nuk po hidhni shpirtin aty edhe kapni miun se ndryshe mbetët me bufin. Ky është 11 maji dhe të gjitha të tjerat pastaj ne do t’i themi se çfarë kemi bërë, ku ishim, ku do të jemi në 2030. Sa ishin pagat, sa do jenë, pensionet…Doni ju që ne pensionet t’i shtojmë më shumë seç kemi mundësi? Na duhen para! Jepeni votën dhe pastaj do të kemi më shumë para, ato që marrin nga BE për bujqësinë t’i çojmë te bujqësia, këto që ne ja japim për bujqësinë se s’kemi BE t’i çojmë te pensionet”, nënvizoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…