Rama: PS në vendin dhe kohën e duhur për integrimin

Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët për deputetë të qarkut Durrës, ku u ndal tek ecuria e procesit të integrimit europian të vendit


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, nënvizoi sot rëndësinë e një vote masive popullore për PS-në në zgjedhjet e 11 majit, pasi sipas tij, “çdo lëkundje do të prishë gjithë ritmin e negociatave me Bashkimin Europian”.

Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët për deputetë të qarkut Durrës, ku u ndal tek ecuria e procesit të integrimit europian të vendit dhe rëndësia që kanë zgjedhjet e 11 majit në këtë proces.

Rama solli në vëmendje ritmin me të cilin ka ecur procesi i çeljes së negociatave, duke paraqitur të dhëna krahasuese me vendet e tjera të rajonit.

Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se Shqipëria, e cila i ka çelur negociatat vetëm vitin e shkuar, është krah për krah me Malin e Zi, vend i cili i ka çelur negociatat në vitin 2012.

Ndërsa solli në vëmendje dakordësinë me Bashkimin Europian për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027, Kryeministri theksoi se ky do të jetë një rekord shumë i hatashëm i gjithë procesit të integrimit.

Sipas Ramës, nëse kjo do të ndodhë, Shqipëria e kryen këtë proces brenda 3 viteve, ndërkohë që për Kroacinë që ka qenë pararojë, procesi ka zgjatur deri në 9 vite.

“Ishim ‘brima e fundit e kavallit’ kur morëm detyrën, as nuk na llogariste njeri se mund të ishim afër një momenti si ky. Maqedonia e Veriut është bërë kandidate në vitin 2005 dhe akoma nuk i ka hapur negociatat. Këto të dhëna janë për t’u treguar njerëzve që kjo nuk është çështje muhabeti kafeneje që mund të trajtohet si muhabet ordiner, por është një çështje shumë komplekse”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “sot Shqipëria është një nga dy vendet në pararojë të zgjerimit të ardhshëm të BE-së”.

“Kjo jo thjesht për meritën tonë. Merita jonë është që jemi gjendur të përgatitur në kohën dhe vendin e duhur. Të gjitha këto reforma do të ndihmojnë të ndërtohet shteti këtu. Procesi i integrimit është një proces shtetndërtimi”, tha Rama, ndërsa solli në vëmendje impaktin që kanë zgjedhjet e 11 majit në këtë proces.

Rama theksoi se “11 maji është bërë jashtëzakonisht i rëndësishëm, përtej nevojave të komuniteteve, sepse do të luajë një rol kyç në shpejtësinë me të cilin do të zhvillohen negociatat”.

“Kjo është shumë e rëndësishme për të mos e humbur këtë mundësi. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhë nesër. Siç ndryshoi qasja pozitivisht mund të ndryshojë prapë në varësi të konjukturave të tjera, si impakti i pushimit të luftës në Ukrainë etj. Në këtë hark kohor dera është e hapur dhe ne duhet të shpejtojmë të futemi brenda para se të mbyllet prapë”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi edhe volumin e madh të punës që po kryhet nga institucionet shqiptare për çeljen e negociatave, proces ku, sipas tij, janë angazhuar 1 mijë persona të ndarë në 40 grupe pune.

Ndaj, Rama theksoi se fokusi i fushatës është vendosur te zgjedhjet, sepse është shumë e rëndësishme të marrim jo thjesht një mbështetje për PS-në, por një mbështetje për futjen në BE.

“Në BE e dinë shumë mirë se çfarë po themi ne dhe çfarë thonë të tjerët, kush dhe si mund ta kryejë këtë proces, në momentin që vota e 11 majit thotë qartë e fuqishëm. Ndaj duhet të vazhdojmë e ta fokusojmë votën këtu, pavarësisht jemi apo jo me këtë parti. Kjo parti është sot si PD-ja në vitin 1992. Jemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, forca e vetme që mund ta çojë para këtë proces. Ndaj, nuk lëviz dot kjo, të futet një tjetër”, tha Rama.

Rama theksoi se ka shumë rëndësi të shprehet vullneti i popullit dhe të marrim një mandat shumë të fuqishëm politik nga populli.

“Kjo për t’u thënë atyre në BE: shikojeni çfarë kërkojnë shqiptarët. Nëse krijohet një lëkundje shumë negative na prish gjithë ritmin e negociatave. Qëllimi, urimi dhe shpresa ime është që në 12 dhe 13 maj të bëjmë numërimin e votave dhe ata që punojnë me negociatat nuk do të kenë asnjë shqetësim, thjesht do të jetë çështja sa i thellë do jetë rezultati, jo kush fitoi”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait