Ristani: Nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës

Anuela Ristani, kryetare e deleguar e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt në një konferencë për mediet sot sqaroi se si po vijon puna në bashkinë e Tiranës.


Anuela Ristani, kryetare e deleguar e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt në një konferencë për mediet sot sqaroi se si po vijon puna në bashkinë e Tiranës.

Sipas Ristanit, nuk ka asnjë krizë funksionale në bashkinë e kryeqytetit dhe se puna vijon me të njëjtin përkushtim.

“Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, siç e sqaroi dhe vetë dje nëpërmjet statusit në rrjetet e tija sociale ka marrë disa vendime. Këto vendime të marra në kushtet e një informacioni të cunguar, por edhe të pasqyruara në media në mënyrë të nxituar dhe të pakonfirmuara asnjëherë nga Bashkia e Tiranës, kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm, të cilin e sqaroi ai dje, vetë”, u shpreh Ristani.

“Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj”, tha Ristani.

Sipas saj “ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do t’na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës”.

Ristani ndau me gazetarët edhe një “mesazh personal”, ku theksoi se asgjë nuk e zbeh respektin dhe besimin që ka ndërtuar me Veliajn.

“Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion – ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

“Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. Sepse në fund, historia do të kujtojë veprat dhe jo fjalët – punën që shihet dhe jo thashethemet që i merr era. Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës”, tha Ristani.

“Në përfundim, për çdo qytetar që kërkon informacion të saktë, të gjitha kanalet tona të komunikimit mbeten aktive. Zyra e Komunikimit me Qytetarët vazhdon të jetë në dispozicion me përgjegjshmëri dhe përkushtim në sportelet përkatëse. Numri i gjelbër 0 800 0 888 është gjithashtu në funksion, së bashku me adresat tona online në [email protected]”, nënvizoi ajo.

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…