Berisha: Mbështetje financiare të rinjve për investime, strehim dhe garanci për punësim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot te pikat e programit elektoral që synojnë rikthimin e rinisë në Shqipëri


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot te pikat e programit elektoral që synojnë rikthimin e rinisë në Shqipëri, të cilat sipas tij parashikojnë mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësim.

Në një komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, Berisha u shpreh se “largimi i ‘trurit’ është ndër fenomenet më të rënda të këtij vendi”.

“Ne do të bëjmë gjithçka nëpërmjet ‘brain gain’ dhe programeve të veçanta për të rinjtë që Shqipëria të bëhet vendi i ëndrrës së tyre. Do të heqim mesataren dhe të krijojmë mundësi që secili të provojë fuqitë dhe aftësisë e tij në Univeristet. Do të bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve, duke përdorur stimuj dhe incentivë për të gjithë ata që punësojnë të rinj. Do paguajmë sigurimet shoqërore për një kohë 1 deri në 5-vjeçare sipas sektorit. Duke financuar me grante start upet e tyre, duke kredituar me kredi të buta strehimi dhe çdo çifti të ri”, tha ai.

Berisha ftoi emigrantët të votojnë në 11 maj, ndërsa u shpreh se “kush ka probleme mund të drejtohet tek faqja e PD-së ‘Diaspora Voton’”.

Sipas tij, “interesi më madhor kombëtar i PD-së është integrimi i Shqipërisë në BE, bazuar te reformat dhe meritat”.

“Do të mobilizojmë çdo potencial, do të miratojmë çdo ligj dhe do të ndërmarrim çdo reformë në funksion të këtij procesi. Por, ka një dallim esencial midis alternativës tonë dhe kësaj të qeverisë ekzistuese. Ne këtë proces e bazojmë si një proces të bazuar mbi meritën, e funksionimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut”, shtoi Berisha.

Duke u ndalur te programi elektoral i PD-së, Berisha siguroi se “nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni”.

Po ashtu ai theksoi se do të vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj dhe ky është vetëm fillimi.

Po ashtu Berisha tha se do të bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare.

“Për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave. Do të bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare. Do të bëjmë gjithçka që të subvencionojmë, të mbështesim investimet me lehtësime taksash”, tha ai.

Në përfundim, Berisha uroi edhe 22 marsin, duke shpresuar që në këtë ditë vitin e ardhshëm të festohet me triumfin e demokracisë dhe shpëtimin e Shqipërisë.

Burimi ATSH

Vlorë, Rama thirrje të rinjve demokratë: Votoni numrin 5 për Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, mbrëmjen e së shtunës u bëri thirrje të rinjve dhe veçanërisht atyre…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vlorë, Rama thirrje të rinjve demokratë: Votoni numrin 5 për Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, mbrëmjen e së shtunës u bëri thirrje të rinjve dhe veçanërisht atyre…