
Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste në Tiranë, Rama: Koha të bëhemi pjesë e BE
Internacionalja Socialiste dhe partitë simotra europiane ndodhen në Tiranë për të mbështetur Partinë Socialiste në fushatën zgjedhore të 11 majit për “Shqipërinë 2030”.

Në Tiranë u mblodh sot Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste.
Internacionalja Socialiste dhe partitë simotra europiane ndodhen në Tiranë për të mbështetur Partinë Socialiste në fushatën zgjedhore të 11 majit për “Shqipërinë 2030”.
I pranishëm në ktë takim është kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së.
Në fjalën e tij, Rama tha se Tirana ka bërë një rrugë të gjatë për të ardhur këtu ku është sot.
Është e gjallë, theksoi ai, ka një kryeqytet që ndryshon dita-ditës dhe po bëhet një medalion krenarie për të gjithë ne, që themi jam nga Tirana, jetoj, punoj dhe mikpres miqtë në Tiranë.
Kryeministri Rama vuri në dukje se në mandatin e katërt qeverisës SP do të përmbush misionin për integrimin e vendit në BE.
“Jemi në fund të mandatit të tretë të qeverisë sonë progresive dhe presim me padurim një fushatë mjaft tërheqëse zgjedhore për të marrë mandatin e 4-ërt dhe për të përmbushur misionin që kemi marrë me shumë seriozitet, për të çuar Shqipërinë në BE dhe për t’i dhënë fund një historie të gjatë diskriminimi e margjinarizimi”, u shpreh Rama
Ai theksoi se shqiptarët janë të bekuar që kanë lindur në zemër të Europës. Por në të njëjtën kohë, u shpreh Rama, kanë qenë të mallkuar sepse kanë qenë të izoluar nga Europa për një kohë kaq të gjatë.
“Është koha jonë tashmë, momenti, shansi, mundësia jonë e madhe për ta përfunduar këtë dhe për të nxjerrë maksimumin e këtij shansi të jashtëzakonshëm që na paraqitet si një mundësi faktike për tu bërë pjesë e BE-së”, deklaroi kryeministri.
Kreu i PS, Rama vuri në dukje se në mandatin e katërt qeverisës PS do të përmbushë misionin për integrimin e vendit në BE.
“Jemi në fund të mandatit të tretë të qeverisë sonë progresive dhe
kjo është hera e parë që shikohet një mundësi reale për t’u bashkuar me BE-në.
“Yjet janë në drejtimin e duhur, yjet e BE-së po ashtu, ndoshta jo për të njëjtat arsye, por yjet janë të radhitura si duhet dhe ne mund të hedhim hapin”, tha Rama.
Rama vuri në dukje se pavarësisht se Shqipëria ka hapur vetëm një vit më parë negociatat, teksa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia apo Mali i Zi e kanë nisur shumë vite më parë këtë proces, Shqipëria punoi fort teksa priste marrjen e aprovimit për nisjen e dialogut.
“Ne kemi qenë shumë pas dhe kur erdhëm në pushtet na u tha se pararojë ishin Serbia dhe Mali i Zi, të cilat i kishin nisur negociatat në 2014 dhe 2012. Ndërkohë ne i nisëm vitin e kaluar. Por ajo që kemi bërë, pasi u refuzuam 3 herë njëra pas tjetrës, për shkak të një apo dy vendeve që i vinin veto rekomandimit të propozuar të Komisionit Europian për të nisur ngociatat, ne kemi punuar fort, ndërkohë që prisnim çeljen e negociatave”, informoi Rama.
Kryeministri shtoi se tashmë ka një kuadër dhe objektiv ambicioz të rënë dakord me Komisionin Europian për përmbylljen e negociatave në vitin 2027.
“Nuk më pëlqen fjala pararojë, por ajo që shoh është që ne mund të hyjmë në BE tani, dhe duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të mos humbur kohë në këtë proces të ndërlikuar, me shumë detyra shtëpie”, theksoi kryeministri.
Ai vuri në dukje se duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale, procesi është përshpejtuar.
“Kemi bërë përfituar nga të rejat e mëdha të teknologjisë, me inteligjencën artificiale dhe me ardhjen në jetë të GPT. Së bashku me Mira Muratin, kemi ngritur një ekip dhe kemi krijuar një model të suksesshëm të inteligjencës artificiale për negociatat, për të transferuar korpusin ligjor të BE të në korpusin tonë ligjor, në vend që të merrnin një ushtri përkthyesish”, u shpreh Rama.
Burimi ATSH