
Rama: Revolucionar vetingu në drejtësi, në 10 vite PBB u rrit me 2,5 herë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mënyrë të vendosur qeveria po lufton kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit dhe barazinë para ligjit, me Reformën në Drejtësi.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mënyrë të vendosur qeveria po lufton kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit dhe barazinë para ligjit, me Reformën në Drejtësi.
”Për herë të parë në historinë tonë të shtetit, që prej 1912 kur shpallëm pavarësinë, po shohim njerëz të fuqishëm, të lidhur me pushtetin politik në qeveri apo opozitë, që japin llogari para prokurorëve dhe gjyqtarëve të pavarur”, deklaroi Rama.
Në takimin e Komitetit të Politik së Jashtme të Internacionales Socialiste që u mblodh sot në Tiranë, Rama e cilësoi proces revolucionar, vetingun në drejtësi.
“Revolucionare është që nga njëra anë kemi pastruar masivisht sistemin e Drejtësisë, përmes një procesi verifikimi dhe nga ana tjetër, praktikisht kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv te ai i drejtësisë.
Sipas kryeministrit, nuk ka qenë kështu vetëm pak vite më parë.
Gjithashtu, Rama tha se Prodhimi i Brendshëm Bruto në 10 vite të qeverisjes socialiste është rritur me 2,5 herë duke theksuar se “nga 10 miliardë euro në 2014-ën sot ka shkuar 25 miliardë euro”.
“Po rritemi në mënyrë të qëndrueshme. Kur erdhëm në pushtet PBB ishte më pak se 10 miliardë euro. Vitin e kaluar patëm të paktën 25 miliardë euro 2.5 herë më shumë“, tha ai.
Njëkohësisht kryeministri shtoi se edhe të ardhurat për frymë janë trefishuar gjatë kësaj periudhe.
Turizmi, theksoi ai, ka njohur rritje.
“E kemi nisur me më pak se 1 milion turistë, ndërsa e kemi mbyllur 2024-ën me 12 milionë turistë të huaj”, deklaroi Rama.
Kryeministri vuri në dukje se sot Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon, i cili është renditur i pari në Europë për ritmin e rritjes së pasagjerëve.
”Kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë. Kemi kaluar Beogradin që historikisht ka qenë aeroporti rajonal. Tashmë kemi numrin më të madh të udhëtarëve”, theksoi Rama.
Burimi ATSH