Vengu: S’kemi asnjë precedentë traktatesh të fshehta në dëm të fqinjëve, e kotë çdo narrativë viktimizuese nga Serbia

Marrëveshja trepalëshe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes u nënshkrua në 18 mars në Tiranë, pas takimit ndërmjet ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anusic dhe ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci.


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu e konsideroi sot marrëveshjen për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë si një bashkëpunim të natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vengu nënvizoi se “si aleatë kemi një vlerësim të njëmendtë mbi kërcënimet që synojnë të pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tonë”.

“Ndaj kemi vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet tona mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë”, theksoi ai.

Ndërkohë, Vengu u shpreh se “Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karrikes boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe”.

“Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe”, theksoi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi po ashtu se “në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedentë marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dëm të fqinjëve, siç e kanë pasur shtete të tjera”.

“Për rrjedhojë, krahas kureshtjes së ekspertëve të dramave rajonale dhe atyre që mezi presin të gjejnë një vesh për të dëgjuar rënkime, nuk e kemi aspak problem të publikojmë marrëveshjen tripalëshe”, shtoi ai.

Marrëveshja trepalëshe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes u nënshkrua në 18 mars në Tiranë, pas takimit ndërmjet ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anusic dhe ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci.

Lexo më shumë nga

Vlorë, Rama thirrje të rinjve demokratë: Votoni numrin 5 për Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, mbrëmjen e së shtunës u bëri thirrje të rinjve dhe veçanërisht atyre…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vlorë, Rama thirrje të rinjve demokratë: Votoni numrin 5 për Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, mbrëmjen e së shtunës u bëri thirrje të rinjve dhe veçanërisht atyre…