Kandidatët e PS për Vlorën, Çuçi: Listë gjithëpërfaqësuese

Partia Socialiste prezantoi sot në Vlorë ekipin e kandidatëve të saj për zgjedhjet e 11 majit, në një takim ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.


Partia Socialiste prezantoi sot në Vlorë ekipin e kandidatëve të saj për zgjedhjet e 11 majit, në një takim ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Drejtuesi politik i PS i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi theksoi në fjalën e tij se lista e kandidatëve të PS është një mozaik shumë i denjë për të realiuar objektivat që ka vendosur kjo forcë politike me një listë gjithëpërfaqësuese të gjithë shoqërisë vlonjate.

Kjo, sipas tij, “nuk është një listë thjesht partie, por është një listë e gjithë shoqërisë vlonjate, që nuk përfaqëson thjesht zona, por përfaqëson karaktere dhe një shoqëri që jemi dhe mbi të gjitha mbi atë që duam të jemi në të ardhmen. Kjo është një listë me një qëllim që i kemi vënë vetes dhe koha ka ardhur, e ndoshta ka kaluar sipas Kryeministrit, që të hapim Partinë Socialiste, të hapim derën për të gjithë ata që duan të kontibuojnë për të ardhmen, e në fund të gjithë së bashku të hapim derën e madhe drejt Bashkimit Europian”.

Drejtuesi politik i PS i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi prezantoi kanditatët e përzgjedhur nga kjo forcë politike për të garuar në zgjedhjet e 11 majit.

Në listën e mbyllur:

Bledi Çuçi

Zamira Sina

Erjona Ismaili, ish-gazetare, koordinatore në projektin zvicerian të bashkive të forta

Pirro Vengu, aktualisht ministër i Mbrojtjes

Në listën e hapur:

Vasil Llajo, përfaqësues i minoritetit grek, Sarandë

Ardit Bido, drejtor i përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Sarandë

Gjergji Mërkuri, mësues, Sarandë

Ina Majko, përfaqësuese e komunitetit rom, Sarandë

Vullnet Sina, deputet aktual, Vlorë

Evis Allushi, Vlorë

Klevis Kaso, nënkryetar i bashkisë Vlorë

Brunilda Mersini, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, pedagoge

Briseda Çakëri, Vlorë

Mjaftesa Sulaj, Vlorë

Endi Hysenaj, drejtor i AKU-së në Vlorë, përfaqësues i komunitetit çam

Damian Gjiknuri, deputet

Burimi ATSH

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…