Rama: Anëtarësimi në BE aktualitet, nuk duhet humbur ky shans

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se “duam që Shqipëria t’i mbylli negociatat në 2027” dhe nuk duhet humbur ky shans.


Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në takimin me kandidatët për deputetë të Qarkut Vlorë u ndal edhe të procesi i integrimit, ku sipas tij, Shqipërisë i është hapur dera që anëtarësimit në BE mos të jetë një perspektivë, por të jetë një aktualitet.

Rama u shpreh se ky aktualitet nuk ka qenë deri dje “sepse zgjerimi nuk ka qenë në rendin e ditës dhe këtyre analistëve të rrjeteve sociale iu them që kur thoni “po pse nuk e futët 12 vjet në BE Shqipërinë e do na e fusni në këto 4 vite”, nuk dini çfarë flisni dhe ju falet, se nuk jeni ju që duhet të dini deri në fund këtë punë. Janë ata që ju përfaqësojnë që duhet t’ua shpjegojnë”.

“Mirë, dakord ne nuk e futëm dot Shqipërinë në BE 12 vjet se e kishim fajin ne. Po pse nuk u fut në BE askush tjetër? Po pse Mali i Zi që i ka hapur negociatat në 2012 nuk u fut në BE? Apo Malin e Zi nuk e la narkoshteti?! Po pse Serbia që ka hapur negociatat në 2014 nuk u fut? Apo se edhe atje ishte dora ime dhe dora jonë që e pengoi?! Po pse Maqedonia e Veriut është bërë kandidate kur kishte një emër tjetër në 2005 nuk është sot në BE? Dhe si ka mundësi që Mali i Zi ka që në 2012 që negocion ne kemi që vjet që negociojmë ne jemi sot barabar dhe na thonë duam të fusim Shqipërinë dhe Malin e Zi në Bashkimin Europian”, vuri në dukje ai.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se “duam që Shqipëria t’i mbylli negociatat në 2027” dhe nuk duhet humbur ky shans. “Të votosh sot Partinë Socialiste do të thotë që këtë kohë të ngushtë që na është dhënë ta garantosh, duke mos i lëkundur për asnjë minutë negociatat. Janë 1000 veta që punojnë me negociatat, 1000 që shkojnë nëpër zyrat e shtetit, 40 skuadra, sipas gjithë sektorëve, çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë. Mbi dy ministret tona, kryenegociatorja dhe zëvëndëskryenegociatorja, çdo javë ulen përballë BE-së edhe japin llogari për çfarë është bërë, jo çfarë është bërë vjet, po çfarë është bërë javën e kaluar. Çdo javë, çdo javë, çdo javë, sepse duhet t’i mbyllim negociatatat deri në 2027”.

Ai theksoi se në Bruksel “e dinë që këtu fushata jonë është me flamurin e Bashkimit Europian është për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian. Përtej të gjitha këtyre ka dhe një interes shumë praktik, shumë të drejtpërdrejtë për të votuar për këtë ofertë në 11 maj, që është interesi i çdokujt individualisht personalisht për t’u futur në komunitetin e popujve të BE-së, duke marrë pasaportën e BE-së”.

“Me pasaportën e BE-së drejtpërdrejt kanë njohjen e pensioneve dhe drejtpërdrejt bëjnë transferimin e pensioneve nga këtu atje, etj. Me pasaportën e BE-së, futesh në sistemin e sigurimeve shëndetësore të BE-së. Ke kartën, kartën e BE-së dhe me atë kartë që është karta e sistemit të sigurimeve shëndetësore të BE-së, ti shkon në çdo spital, ndalon në çdo ambulancë kur ke nevojë dhe trajtohesh si qytetar i atij vendi ku je, si spanjoll në Spanjë, si francez në Francë dhe në fund merr po ato të drejta, gëzon po ato të drejta rimbursimi, si ata që janë atje”, u shpreh Rama.

Kryeministri përfundoi duke nënvizuar se “të gjitha këto janë të mjaftueshme për këdo që të kuptojë që ky nuk është momenti për të diskutuar këta apo ata. Ky është momenti për të diskutuar këtu apo atje, me BE-në komshinj apo brenda në BE. Kjo është vota”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…