Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të Vlorës.


Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të Vlorës.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se, nëse Shqipëria është në BE të rinjtë mund të shkojnë të studiojnë ku të duan dhe kur shkojnë atje nuk kanë asnjë detyrim ekstra krahasimisht me studentët që janë atje.

“Cilido që do të shkojë të studiojë sot në BE është i huaj dhe duhet të futet te kuotat, dhe nëse merr një të drejtë studimi duhet të paguajë ekstra, ndërsa nëse ti je në BE shkon studion ku të duash dhe kur shkon atje nuk ke asnjë detyrim ekstra krahasimisht me studentët që janë atje. Pra nëse në universitet në Francë, francezët në universitet publike nuk paguajnë dhe kanë një tarifë për një, dy, tre, ti je shqiptar shkon atje nuk paguan dhe ke një tarifë një, dy, tre, ndërkohë që sot që s’je në BE e ke shumë më të vështirë atje”, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë u shpreh se BE-ja është e rëndësishme për lirinë individuale dhe barazinë para ligjit.

“Janë dy çështje themelore që shqiptarët i kanë pasur gjithmonë në hallin më të madh, si komb, si popull, si shtet, pastaj edhe si shtet: lirinë individuale dhe barazinë para ligjit; këto të dyja kanë qenë problemi ynë më i madh. Dhe në ndërkohë, përkatësinë tonë ndaj Europës ne e gjejmë tek të gjithë heronjtë tanë. Kur Skënderbeu i vuri këtu kufirin Perandorisë nuk kishte BE atje, por ama Skënderbeu i vuri gjoksin Lindjes dhe praktikisht mbrojti Perëndimin për vitet që qëndroi aty dhe prandaj e kurorëzuan si “Atletin e Krishtit”, “Atletin e Perëndimit” në atë kohë”, tha Rama.

“Rilindësit tanë nuk kishin BE kur thoshin: “Dielli lind andej nga perëndon”, por ama u thoshin shqiptarëve andej është rruga. Dhe deri tek gjithë rinia që doli në shesh: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nuk shihte BE-në, shihte një gjë tjetër që lidhej me lirinë dhe hap pas hapi u lidh gjithnjë e më shumë me barazinë para ligjit dhe ajo që ka torturuar Shqipërinë dhe ka torturuar shqiptarët këtu ka qenë që nuk ka pas asnjëherë një ndjesi të qartë barazie para ligjit”, theksoi kreu i qeverisë.

Tani, shtoi Rama, “sot ne jemi në kushtet kur po shohim fillimin e një epoke të barazisë para ligjit, se barazia para ligjit nuk është kur dy veta që nuk i njeh njeri dhe që nuk kanë asnjë fuqi, shkojnë te gjykatësi. Gjykatësi s’ka asnjë interes tjetër veçse ta mbylli shpejt e shpejt, edhe aty mund t’i japin të drejtë njërit, atij që ka të drejtë”.

“Barazia e para ligjit është ku i dobëti me të fortin shkojnë atje dhe gjykatësi i trajton në mënyrë të barabartë. Barazia para ligjit është kur siç një qytetar që shkel ligjin, shkon para drejtësisë edhe një përfaqësues i lartë i pushtetit politik shkon para drejtësisë. Ne nuk e kemi pasur kurrë këtë”, tha Rama.

Sot, nënvizoi kreu i qeverisë, “për herë të parë, që nga koha kur Ismail Qemali ngriti flamurin, jo larg nga këtu ne kemi njerëz të lidhur me pushtetin politik, qoftë në qeveri, qoftë në opozitë, që thirren nga prokurorë të pavarur e pa dëgjuar ndonjëherë dhe që gjykohen nga gjykatës të pavarur dhe që nuk ka asnjë forcë jashtë forcës së tyre që mund t’i ndalojë”.

“Altin Dumani ka qenë këtu, nuk e kemi sjellë ne nga Hëna. E nxori procesi në krye të SPAK-ut. Ka qenë, nuk e di sa vite prokuror, keni dëgjuar ndonjë njeri që Altin Dumani të thërrasë ndonjë, ndonjë zyrtar të dorës tretë e t’i thotë: Hajde këtu, ça ke bërë? Nuk e keni dëgjuar. Këtu janë vrarë njerëz, këtu janë hedhur në erë njerëz, këtu kanë ndodhur skandale nga më të mëdhatë, nuk keni dëgjuar ndonjëherë që është një Altin Duman në Tiranë ose është një prokurori në Tiranë që i thirri këta. Përkundrazi, mbase ju e keni qenë të vegjël, por kur këtu janë vrarë njerëz në protestë, i pari i qeverisë atëherë i dha urdhër policisë, i tha mos i zbatoni urdhrat e prokurorisë.

Prokuroria nxori urdhër për të ndalu nja tre persona nga policia, i parë i qeverisë tha: Nuk keni për t’i marrë për fare. Edhe nuk u zbatuan urdhrat. E imagjinoni sot ju, që unë të dal dhe të ndaloj ekzekutimin e urdhrave të prokurorisë të Altin Dumanit, të SPAK-ut? Nuk e imagjinoni dot! E dini pse? Vetëm për një arsye dhe për asnjë arsye tjetër në këtë botë dhe në këtë vend, sepse ne, unë dhe Partia Socialiste e kemi ndarë mendjen që këtij vendi t’i japim një drejtësi të pavarur”, tha Rama.

“Dhe jemi ne, jemi ne që kemi ndërmarrë reformën drejtësi, nuk e kanë ndërmarrë amerikanët, as europianët. Jemi ne që e kemi shkruar në program, përpara se të vinim në qeveri dhe kur disa aty brenda për brenda nesh thoshin: Po si do të shkruani në program, se kjo do më shumë vota se votat që do të marrim ne, ne s’do të marrim 94 vota të ndryshojmë Kushtetutën, ne s’do marrim 84 vota të ndryshojmë ligjet? Unë i thoja: Do ta shkruajmë, se ne duhet në radhë të parë ta fusim mirë në kokën tonë dhe ta besojmë vetë 100% që ne jemi forca që do ta hapim këtë rrugë. Është t’i hysh detit në këmbë, po do t’i hyjmë detit në këmbë, se s’ka rrugë tjetër. Nëse nuk bëhet këtu barazia para ligjit, jo që ne nuk futemi kurrë në Bashkimin Europian, por ne nuk bëjmë kurrë prokopi këtu. Dhe ja ku jemi sot, reforma u bë na mbështetën patjetër amerikanët, na mbështetën europianët. Ata që i kishim dhe i kemi përballë ishin kundër, dhe sot çfarë ju thoni juve? Juve, ça i thonë popullit? Na jepni votën në 11 maj, në 12 maj do të shkrijmë SPAK-un”, u shpreh Rama.

Pra, shtoi ai, “institucioni që ka lindur për të fuqizuar idenë e barazisë para ligjit, pavarësisht lajthitjeve të tyre, se kanë edhe ata lajthitjet e tyre, por janë të pashmangshme, sepse është një gjë e re, nuk është aty i sigurt. Varet kush qeveris. Nesër mund të çmendet Partia Socialiste këtë ju nuk e dini, ne nuk e dimë, kalojnë 4 vjet, kalojmë 5 vjet, kalojmë 6 vjet, vjen një tjetër, thotë jo më, ça na duhet ne kjo drejtësia, kthehemi prapë aty ku ishim.

Sepse që nga lindja e shtetit shqiptar dhe deri përpara pak vitesh, shpatën që e ka në dorë drejtësia në çdo vend për të bërë ndëshkime, e mbante kryetari, aty te zyra ime ka qenë shpata që kur ka lindur qeveria, aty ke zyra nga se mbretëri, se komunizëm, se demokraci shpata ka qenë aty dhe prandaj edhe i burgosuri i fundit politik në Shqipëri, se dëgjova njëri i thoshte i burgosur politik është ky Babalja, ky Babalja është gallatë pastaj. Po i burgosuri i fundit, por jo Babalja i madhi legjendar i Vlorës, që vajtëm atje në Radhimë dhe i pamë atë pikën ku ishte simboli me peshkun, Babalja kapiteni i madh, jo Babalja i madh. Flasim për këta “llozhurat”, siç thonë në Skelë”.

“Fatos Nano, pse? Sepse shpata ka qëndruar në dorën e, dhe ajo shpatë ka bërë që mos ketë procese, mos ketë hetime, mos ketë asgjë, se rrinte shpata e të parit qeverisë mbi kokën e të gjithëve. Sot, atë shpatë e ka drejtësia dhe ne këtë gjë e kemi bërë të vetëdijshëm që duke dorëzuar shpatën, patjetër që, patjetër që kemi vënë dispozicion edhe trupin se në fund të fundit, ajo shpatë është në radhë të parë për të ndëshkuar më të fortët, për të ndëshkuar ata që abuzojnë me pushtetin e tjerë sdhe prandaj të gjithë atyre që thonë “socialistët janë të gjithë nëpër burgje”, iu them: E para, na marrin të keqen për një arsye shumë të thjeshtë, se ata që janë para drejtësisë mund të jenë sa gishtat e dorës, kurse në që luftojmë për drejtësinë, në 11 maj mund të bëhemi ndoshta dhe 1 milion dhe ne jemi të vendosur në këtë pikë ama në qoftë se futemi në BE, një gjë është shumë e sigurtë, nuk ka më forcë këtu brenda që lëviz më nga themeli që të gjithë janë të barabartë para ligjit, sepse futemi në një familje ku s’jemi më vetëm, në një familje ku jemi të varur siç jeni shumica akoma nga prindërit, e dini shumë mirë ju, se në qoftë se prindërit ju mbyllin derën, ju ndërpresin financimin, s’ka më xhel nëpër flokë këtu si fillim, ikën xheli. Gjithë këto flokët kështu si ndërtim pa leje, ikin edhe legalizohet komplet forma e kokës, sepse vareni prej tyre, edhe kështu është edhe për të gjithë vendet e BE, jo vetëm për vendet e vogla por edhe për vendet e mëdha”, theksoi më tej Rama.

Kryeministri u shpreh se, “BE është një familje ku liria individuale një, barazia para ligjit dy dhe standardet e bashkëjetesës me liri, konkurrencë, meritë etj., nuk negociohen për askënd. Ama, BE është një vend kur hyn është tamam si ju kur shkoni në shtëpi, për ne. Është e ndarë në dy kategori, janë kontribuesit, që janë prindërit atje, si prindërit tuaj, Gjermania, Franca, Holanda që janë më të pasurit e më të zhvilluarit, më të fortët që japin para. Ata më shumë japin se marrin nga BE, por atyre BE iu duhet sepse është një hapësirë e madhe tregu”.

Dhe, shtoi Rama, “janë vendet si ne që janë përfituesit. Momentin që ne hyjmë atje, ne do na japin para, përveç gjitha të tjerave dhe po ju jap dy shembuj: në të gjitha këto vite ne BE na ka mbështetur me pak më shumë se 1 miliard euro në total, gjithë këto vite. Në momentin që hyjmë në BE, ne do të marrim më shumë se 1 miliard euro në vit”.

Rama solli edhe shembullin e bujqësisë.

“Në gjithë këto vite nga BE ne kemi marrë mbështetje për bujqësinë më pak se 200 milionë euro gjithë këto vite. Në momentin që hyjmë në BE, ne marrim 300 milionë euro në vit dhe ju kujtohet besoj, kur ra COVID, të gjithë ata që jetonin në Greqi ose ata që kishin të afërm në Greqi thoshin: “Greku jep kaq, e greku jep aq, po ju pse s’jepni?”. Greku s’jepte asgjë në fakt, ato i jepte BE, sepse në atë familje, në momentin kur ndodh diçka, një pandemi, një krizë çfarëdo, një zjarr, vihet në lëvizje gjithë familja dhe hapet arka dhe shpërndahen lekët ekstra. Pra, duke hyrë në BE ne kemi një buxhet ekstra, nuk jemi vetëm me buxhetin tonë, nuk jemi vetëm më kreditë që marrim kështu që përshpejtohet gjithçka, siç është përshpejtuar për çdo vend që ka hyrë në BE”, tha Rama.

Burimi ATSH

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…