Rama: Numri 5 investim i votës për Shqipërinë e pasaportën, s’duhet të rrezikojmë që të mbyllet dera e BE

Kryeministri njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të Vlorës.


Kryeministri njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të Vlorës.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se pasaporta e BE-së është në të njëjtën kohë edhe leje qëndrimi pa afat.

“Me pasaportën e BE ti mund të qëndrosh aty sa të duash. Ti mund të shkosh të trokasësh si në Vlorë këtu, të trokasësh nëpër biznese për të kërkuar një punë, atje mund të shkosh të trokasësh nëpër biznese për të kërkuar një punë me atë pasaportë nga je po si erdhe, ke lekë, s’ke lekë, ke letra, s’ke letra, po si do gjejmë letra. Sepse pasaporta është në të njëjtën kohë edhe leje qëndrimi pa afat kudo dhe kështu ti nuk je i detyruar që me se s’bën të qëndrosh. Siç u ndodh shumë të rinjve fatkeqësisht që për të qëndruar me se s’bën shkojnë dhe lidhen edhe me rrjetet e krimit”, tha Rama.

Gjithashtu, u shpreh Rama, po të kesh një problem shëndetësor me pasaportën e BE-së ke kartën e sigurimeve shëndetësore të BE-së, që do të thotë që e merr shërbimin atje siç e merr një qytetar i atij vendi dhe rimbursohesh për ilaçet apo për çfarëdoqoftë tjetër si qytetar i BE-së.

“Larg qoftë të ndodhë që të kesh një problem shëndetësor. Po të kesh një problem shëndetësor sot me atë lëvizjen e lirë, por pa leje qëndrimi, është kaq e vështirë dhe është kaq e shtrenjtë saqë do t’i referohesh çajit me mjaltë dhe me hudhra në vend se të shkosh në spital. Kurse me pasaportën e BE-së ti kudo që të jesh shkon në spital, trajtohesh njësoj si një qytetar i atij vendi dhe ke kartën e sigurimeve shëndetësore të BE-së, që do të thotë që e merr shërbimin atje siç e merr një qytetar i atij vendi dhe rimbursohesh për ilaçet apo për çfarëdoqoftë tjetër si qytetar i BE-së Dhe është shumë e rëndësishme”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për njohjen e pensioneve në Greqi.

“Ne sot kemi kërkesa pafund, për shembull nga shqiptarët në Greqi, që kanë tani merakun që t’u njihen pensionet siç iu njohën atyre në Itali. Por ata në Itali vetëm nga momenti që u bë marrëveshja e parë, deri në momentin që u bë ligji final, u deshën nja dy vjet. Pa llogaritur negociatat e pafundme dhe pa llogaritur faktin që sikur mos lindte ajo dashuria me shikim të parë me “motrën” atje në Romë që erdhi dhe në Vlorë, mund të mos ishte bërë fare ajo marrëveshje që të jemi të qartë”, tha Rama.

Ndërkohë, shtoi Rama, “në momentin që marrim pasaportën e BE-së të gjithë shqiptarët që janë në Greqi apo kudoqoftë menjëherë fitojnë të gjithë të drejtat që kanë grekët në Greqi dhe të tjerë kudo qoftë dhe edhe njëherë, jo vetëm iu njihen pensionet, por dhe pensionet bëhen të transferueshme, sepse janë qytetarë të të njëjtit organizëm dhe është ekzakt njësoj si të shkosh nga Vlora në Shkodër, të shkosh nga Shqipëria në Portugali apo si të shkosh nga Korça në Kukës, të shkosh nga Shqipëria në Poloni ose në Spanjë, njësoj. S’ka kufi, s’ka asnjë lloj dallimi fare”.

“Tani kjo a mund të vihet në diskutim për grupin folklorik të Leskos këtu në Vlorë?”, pyeti Rama të rinjtë.

“Unë besoj shumë që sikur stërgjyshërit apo gjyshërit që kanë vajtur në atë botë dhe kanë varret e tyre – dhe ndjesë paçin të gjithë, qoftë ata që kanë luftuar nga një krah, qoftë ata që kanë luftuar nga krahu tjetër – po të kishin mundësi të na thoshin se çfarë do të bënin ata, me siguri që ata do t’i linin mënjanë për këtë moment të gjitha dallimet e tjera do thoshin: “BE-ja është e para tani, sepse duke u futur në BE shqiptarët heqin përfundimisht pas 500 vjetësh të qenit milet i dorës së dytë në këtë kontinent dhe bëhen të barabartë mes të barabartësh me të gjithë atje që deri dje i kemi parë nga poshtë lart dhe që deri dje na kanë parë nga lart poshtë, por jo vetëm nga kanë parë nga lart poshtë, por edhe na kanë trajtuar si qytetar të dorës së dytë”. Kështu do thoshin gjyshërit”, u shpreh Rama.

“Në ’91- ’92 këtu u përmbys sistemi dhe u bënë zgjedhjet dhe një shumicë shumë e madhe shkoi dhe votoi PD-në. Nuk ishin të gjithë me PD-në dhe jo të gjithë kishin simpati, por PD-ja në atë kohë ishte e vetmja forcë që gjendej në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, të tjerët ishin jashtë kohës dhe me atë votë shqiptarët nuk vendosën që të votojnë për një parti dhe jo për një tjetër, shqiptarët vendosën që t’i vënë vulën të qenit në një sistem të ri dhe jo në një sistem të vjetër”, tha Rama.

“11 maji është shumë i ngjashëm, sepse në 11 maj shqiptarët duhet të vendosin duan të hyjnë në BE tani apo duan të hedhin zarat në këtë tavllën e kësaj lojës politike dhe të rrezikojnë që dera të mbyllet dhe të mbeten jashtë BE-së, kushedi se sa vjet të tjera. Ky është vendimi”, theksoi kreu i PS.

“Nëse duan të hynë në BE, nuk duhet të jenë domosdoshmërisht socialistë, as duhen të bëhen me patjetër socialistë, larg qoftë, se nuk duhet të bëhen të gjithë socialistë në këtë vend, por aty tek 5 është investimi i votës për Shqipërinë dhe për pasaportën. Nuk ndodh, kuptojeni këtë gjë, nuk ndodh dot, që dikush tjetër dhe disa të tjerë ta bëjnë të njëjtën vezë tani, nuk e bëjnë dot dhe sikur 6 muaj të futet në konfuzion i gjithë ky muhabet, iku mundësia. Nuk e dimë ne se çfarë ndodh me Rusinë, me Amerikën, me Kinën, me BE-në dhe me të gjitha dhe në një moment të caktuar ata mund të thonë: “Lërini tani këta se kemi ca halle të tjera më të mëdha”, siç e kanë thënë në të shkuarën”, tha Rama.

“Është hapur dera, ne duhet të hyjmë aty dhe juve, të gjithë vlonjatët që e kanë instiktin e historisë shumë të zhvilluar dhe që janë rritur buzë detit, u hap koha, do hidhesh në det, se po nuk u hodhe në atë moment nuk i dihet se kur të vjen”, u shpreh Kryeministri.

Burimi ATSH

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…