Balla: Duke votuar PS mundëson që në pasaportë të shkruhet BE

Balla tha se synimi i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është të fitojë një mandat të fortë.


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, njëjerësh dhe kandidat në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilluan sot në takim në njësinë nr. 1 në kryeqytet, ku u takuan me qytetarë të Librazhdit që jetojnë në këtë njësi.

Në fjalën e tij Balla tha se synimi i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është të fitojë një mandat të fortë.

“Përse flasim ne për një mandat të fortë? Sepse besoj e dimë që nuk ka dyshim apo diskutim që Partia Socialiste fiton më 11 maj. Shoh këtu dhe ca miq ish-demokratë. Arsyeja është se sot në atë kandarin politik nuk ka forcë tjetër të konkurrojë me PS. Ajo që ka mbetur nga PD ka ardhur me të njëjtin ekip në Tiranë si në 2013: ke Nard Ndokën, Jozefina Topallin, Mediun, të gjithë ata që e shoqëruan Saliun në humbjen e 2013-ës. Humbje më thellë i pret në 11 maj”, tha Balla.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Partia Socialiste vjen në këtë përballje me propozim konkret, tha Balla.

Ai u shpreh se “duke e votuar bëhet e mundur që në pasaportën tënde të shkruhet Bashkimi Europian”.

“Ne presim të marrim vulën. Kush do ta bëjë tjetër këtë? Ndaj njerëzit duhet ta përdorin mirë kandarin. Unë ju garantoj, edhe si drejtues i diasporës, që diaspora do jetë një uragan i madh. 84 mandate na duhen për të bërë reforma, siç ndodhi me votën e diasporës 3 vjet më parë.”

Balla tha se Partia Socialiste kërkon 22 mandate në Tiranë.

“Prandaj duam të marrim 22 mandate në Tiranë, sepse i kemi të gjitha mundësitë të luftojmë edhe për të 22-tin. E vërteta është që Tirana është shembulli i punës së transformimit të Edi Ramës.”

Balla ftoi qytetarët të votojnë për numrin 5, PS, dhe deputetin e zonës, Ervin Hoxha.

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…