Përmirësimi i pozicionit fiskal, Standard & Poor’s rrit vlerësimin në “BB” për Shqipërinë

Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) njoftoi se ka rritur vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në “BB” nga “BB-“, me perspektivë të
qëndrueshme.

Standard & Poor’s headquarters in the financial district of New York on August 6, 2011. The United States’ credit rating was cut for the first time ever August 5 when Standard and Poor’s lowered it from triple-A to AA+, citing the country’s looming deficit burden and weak policy-making process. AFP PHOTO/Stan HONDA

Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) njoftoi se ka rritur vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në “BB” nga “BB-“, me perspektivë të
qëndrueshme.

Ky vendim ka reflektuar performancën e fortë ekonomike dhe fiskale të vendit gjatë viteve të fundit, tha agjencia.

S&P konfirmoi vlerësimin e kreditit sovran afatshkurtër të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në nivelin “B”, ndërsa rishikoi vlerësimin e transferimit dhe konvertueshmërisë (T&C) në “BBB-” nga “BB+”, sipas deklaratës së agjencisë.

“Investimet e larta neto të huaja direkte (IHD), remitancat dhe rritja e shpejtë e eksporteve të shërbimeve mbështesin perspektivën e qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht tensioneve të larta gjeopolitike dhe pasigurive në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti,” deklaroi agjencia globale e vlerësimit.

S&P parashikon që rritja reale e PBB-së së Shqipërisë të mbetet mbi 3% deri në vitin 2028, e nxitur nga investimet dhe konsumi.

Agjencia thekson se gjithsesi sfidat strukturore vazhdojnë, të tilla si tkurrja e forcës së punës dhe emigracioni i vazhdueshëm, ndërsa varësia e vendit nga turizmi dhe kërkesa e jashtme prej tregjeve kryesore të BE-së shton vulnerabilitetin ekonomik.

Edhe rreziqet fiskale mbeten të pranishme për shkak të nivelit të lartë të borxhit në valutë të huaj, maturiteteve afatshkurtra të borxhit vendas dhe angazhimeve të konsiderueshme të partneriteteve publike-private.

Ndërkohë, tensionet diplomatike me Greqinë mund të paraqesin sfida për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, theksoi agjencia globale e vlerësimit.

Ky është rishikimi i dytë në rritje Brenda një viti. Në 23 mars 2024, S&P përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe të jashtëm të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…