
Rama inspekton investimet në Sarandë: Lehtësojnë trafikun, rrisin ofertën turistike
Kryeministri Edi Rama vijoi sot inspektimet në Sarandë duke parë nga afër ndërhyrjet në disa nga projektet më të rëndësishme të qytetit.

Kryeministri Edi Rama vijoi sot inspektimet në Sarandë duke parë nga afër ndërhyrjet në disa nga projektet më të rëndësishme të qytetit.
Kryeministri inspektoi nga afër investimet që po kryhen në pedonalen “Skënderbej”, “Qendrën e Pritjes Multifunksionale” me 75 vende parkimi për makina, autobusë, taksi, si dhe rehabilitimin e “Rrugës 5”, ndërhyrjet të cilat synojnë të lehtësojnë trafikun sezonal si dhe rritjen e ofertës turistike në qytet.
Rama bëri të ditur se investimet do të vijojnë edhe në “Rrugën 6”, në transformimin e ish-maternitetit, në Muzeun e Botës Nënujore, rindërtimin e Pallatit të Kulturës, si edhe selinë e re të Universitetit.
Burimi ATSH