BSH: Investimet e huaja arritën në 1,58 miliardë euro në vitin 2024

Ndër partnerët kryesorë me investimet më të larta në Shqipëri, janë shtetet Holanda, Italia dhe Turqia.


Investimet e huaja direkte shënuan rritje rekord në shifrën e 1,58 miliardë eurove, me rritje 92 milionë euro ose 5,6% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori i pasurive të paluajtshme, vijon të kryesojë në totalin e investimeve të huaja, me 379 milionë euro e ndjekur nga industria nxjerrëse me 214 milionë euro investime, industria përpunuese me 173 milionë euro dhe energjia elektrike ku janë investuar 166 milionë euro.

Në tremujorin e katër të vitit 2024, investimet e huaja arritën vlerën 423 milionë euro, ku pjesa dërrmuese ishte fitim i ri investuar.

Ndër partnerët kryesorë me investimet më të larta në Shqipëri, janë shtetet Holanda, Italia dhe Turqia.

Burimi ATSH

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…