
Investimi në nënstacionin Kuçovë, Balluku: Përfitojnë 16 000 abonentë
Përmes këtij investimi do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike për 16 mijë abonentë, biznese të zonës si dhe ju shërben sektorëve strategjikë si nafta dhe bazës ajrore të NATO-s.

Në nënstacionin elektrik të Kuçovës, në bashkinë Berat, është drejt përfundimit investimi për rikonstruksionin e plotë të tij, duke implementuar aty teknologjinë më të fundit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për rreth 16 mijë banorë dhe biznese.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se, në nënstacionin elektrik të Kuçovës, aktualisht po punohet për vendosjen e pajisjeve moderne, transformatorëve të rinj dhe rrjetit të tensionit 20 kV.
Balluku tha se, përmes këtij investimi do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike për 16 mijë abonentë, biznese të zonës si dhe ju shërben sektorëve strategjikë si nafta dhe bazës ajrore të NATO-s.
Burimi ATSH