Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.


Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme të jemi të mirinformuar kur flasim për Bashkimin Evropian dhe përse Shqipëria duhet të hyjë në BE.

Rama theksoi se të rinjtë lezhjanë lexojnë shumë dhe janë të lidhur me librin.

“Lezha ka pasur gjithmonë një profil disi të çuditshëm në raport me shumë qytete të tjera periferike, në raport me Tiranën periferike, pavarësisht se Lezha është qendra e qarkut që ka qenë shumë e lidhur me letrat, ka qenë shumë e lidhur me letërsinë, ka qenë shumë e lidhur me poezinë, ka qenë shumë e lidhur me librin dhe nuk është e rastit që edhe biblioteka e Lezhës është një institucion si pakkush ndoshta më i miri jashtë Tiranës ku kemi Bibliotekën Kombëtare për librin, dhe nuk është e rastit që këtu ka shumë aktivitete të lidhura me librin”, tha ai.

Rama theksoi se, “ka shumë njerëz që përpiqen, disa me vetëdije, disa nga padija, që ta zbehin këtë ambicie dhe këtë qëllim të madh strategjik të mandatit të katërt për anëtarësimin në BE duke thënë që “ne nuk kemi asnjë ngut dhe kjo puna e pasaportës evropiane është kot, se ne e kemi pasaportën dhe ne lëvizim ku të duam me pasaportën, ne jemi evropianë”.

Problemi, shtoi Rama, “nuk është të lëvizësh ku të duash se ne vërtetë lëvizim ku të duam, problemi është se ne nuk ndalojmë dot ku të duam. Madje ne nuk ndalojmë dot askund. Ne shkojmë dhe duhet të kthehemi dhe kur shkojmë”.

Rama u shpreh se të gjithë ata që kanë udhëtuar të paktën një herë drejt BE e dinë që sapo shkon përballë pikës së kontrollit sheh që ka dy kategori qytetarësh: ata që janë në vendet anëtare të BE kalojnë pa u kontrolluar, kurse shqiptarët futen në radhë dhe kalojnë tek një polic që kontrollon pasaportën dhe pyet kur do ikësh.

“Pasaporta jonë nuk presupozon qëndrim, presupozon hyr dhe ik. Ndërkohë që pasaporta e BE-së presupozon që ti nuk ke më asnjë arsye dhe nuk të kërkon askush të ndalosh askund, sepse je brenda një perimetri kur je në Shqipëri, je në Francë, je në Irlandë apo je në Poloni, është e njëjta gjë, njësoj si të jesh në Lezhë, në Korçë, Elbasan apo në Tropojë.”

Dhe e dyta, shtoi Rama, “nëse sot dikush do të rrijë duhet të shkojë të kërkojë azil, duhet të bëjë sikur është i persekutuar. Ndërkohë që arsyeja pse do të rrijë është që kërkojë një mundësi për punë ose duhet të rrijë si ilegal me shpresën që nuk do ta kapin deri sa të bëjë disa punë në të zezë dhe të bëjë ca lekë për t’i sjellë këtu, ose më e keqja fare pastaj është që për shkak se ka harxhuar për të shkuar dhe do që patjetër t’ia dalë, sidomos kur është në moshë të re, bie pre e rrjeteve të krimit të organizuar që t’i japin mundësinë që normalisht është një mundësi që pasaporta evropiane e BE-së ia jep të gjithëve”.

Burimi ATSH

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…