
Rreth 5 miliardë euro të ardhura nga turizmi në vitin 2024, 19.6% më shumë se në vitin 2023
INSTAT, bën të ditur se, 11,7 milionë të huaj vizituan vendin gjatë vitit 2024, me rritje 15,2% me bazë vjetore.

Turizmi vijon të injektojë në ekonominë e vendit shifra në rritje progresive
Sipas raportit të bilancit të pagesave publikuar sot nga Banka e Shqipërisë, rreth 5 miliardë euro shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri gjatë vitit 2024. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga turizmi në ekonomi u rritën me 19,6%.
Statistikat gjithashtu konfirmojnë fluksin në rritje të turistëve në vendin tonë, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe në sezonin e vjeshtës dhe shtim të vizitorëve edhe në stinën e dimrit.
Sipas tremujorëve, rezulton se në tremujorët e dytë dhe të katërt, flukset hyrëse nga turizmi ishin në mbi 1 miliardë euro, respektivisht 1,16 dhe 1,13, ndërsa në tremujorin e tretë që përkon dhe me sezonin veror, të ardhurat regjistruan nivelin më të lartë me mbi 1,9 miliardë euro.
Sipas Bankës së Shqipërisë, nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë shqiptarë dhe të huaj kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 612 milionë euro.
INSTAT, bën të ditur se, 11,7 milionë të huaj vizituan vendin gjatë vitit 2024, me rritje 15,2% me bazë vjetore.
Sipas BSH-së, shërbimet e udhëtimit gjenerojnë respektivisht 66% të flukseve valutore në hyrje dhe rreth 74% të shpenzimeve të kategorisë së shërbimeve.
Zhvillimi i turizmi po jep një kontribut kryesor në përmirësimin e ekonomisë shqiptare, sa i takon të ardhurave, punësimit dhe rritjes së konsumit në vend.
Burimi ATSH