
Efektivët e anijes “Butrinti”, stërvitje me anijen gjermane për rritjen e aftësive operacionale
Efektivët e anijes “Butrinti” të Forcës Detare, pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” në Detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët me anijen gjermane “FGS Planet A1437”.

Efektivët e anijes “Butrinti” të Forcës Detare, pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” në Detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët me anijen gjermane “FGS Planet A1437”.
Ministria e Mbrojtjes bëri sot të ditur se gjatë stërvitjes në ujërat ndërkombëtare, u testuan aftësitë operacionale dhe u zhvilluan skenarë për rritjen e jetëgjatësisë së anijes, përfshirë menaxhimin e emergjencave si përmbytja dhe zjarri në bord.
Gjithashtu, u ekzekutuan procedurat e parabordimit dhe bordimit ndaj një mjeti detar, si dhe u realizua një simulim i dhënies së ndihmës së shpejtë në anije, duke forcuar bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes forcave pjesëmarrëse.
Në kuadër të misioneve patrulluese në detin Egje, anija “Butrinti” ka qenë pjesë e disa operacioneve të shpëtimit të gomoneve me emigrantë.
Burimi ATSH