Kualifikimi për gradën e tretë “Mësues Mjeshtër”, Manastirliu: Faqe web e krijuar nga mësuesja dhe nxënësit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka qenë e pranishme sot në një orë të hapur mësimore në gjimnazin “Sinan Tafaj” në kryeqytet. Kjo orë mësimore u zhvillua nga mësuesja e fizikës Valbona Mata, në kuadër të procesit të kualifikimit për gradën e tretë “Mësuesi Mjeshtër”.

Sipas Manastirliut, kjo orë e kurrikulës mësimore u shndërrua në një demonstrim shumë interesant të projektit “Fizikadhene.com”, një faqe web-i e krijuar nga mësuese Valbona së bashku me nxënësit e saj, me qëllimin për ta bërë fizikën më të kuptueshme dhe më tërheqëse përmes teknologjisë.
“Kisha kuriozitet se si atribuohet një orë mësimi e hapur dhe ora e kurrikulës, pikërisht për gradën e tretë të kualifikimit për mësuesit. Kam mbetur e surprizuar. Një mësues i mirë është ai që përfshin klasën dhe gjithë nxënësit, një mësues i aftë është ai që përçon aftësitë dhe kompetencat e tij te nxënësit, i bën ata që jo vetëm të mësojnë me qejf, por edhe konceptet t’i përthithin më mirë dhe t’ transmetojnë si duhet”, tha Manastirliu.
Ministrja vlerësoi orën mësimore, duke theksuar se “ka marrë pjesë në një projekt inovator, që përmes koncepteve të fizikës, të mbledhura bashkë, duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale, bibliotekën dixhitale, librat, tekstet e shkollës, revistat kanë çuar në krijimin e një faqe web-i siç është “Fizikadhene”.”
Burimi ATSH