Rama: Në 11 maj shkëputemi nga historia qindravjeçare e të qenit vetëm

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se “në 11 maj realizohet shkëputja përfundimtare nga historia qindravjeçare e të qenit vetëm dhe futemi në fazën përfundimtare të të qenit një me kontinentin tonë”.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se “në 11 maj realizohet shkëputja përfundimtare nga historia qindravjeçare e të qenit vetëm dhe futemi në fazën përfundimtare të të qenit një me kontinentin tonë”.

Në takimin me të rinjtë shkodranë për të prezantuar skuadrën e re për Shqipërinë në BE, Rama tha: “A mund të diskutohet më se çfarë duhet votuar dhe si duhet votuar në 11 maj, kur faktikisht kjo është koha e duhur, ky është vendi i duhur dhe ne jemi forca që jemi këtu në këtë vend dhe në këtë kohë?!”.

“Mund të kesh 100 rezerva ndaj nesh, mund të kesh shumë kritika mund të mos duash ta dëgjosh fjalën socialist, mund të jesh demokrat 24 karat, por nuk ka pikë rëndësie. Kjo është po njësoj siç ishte kur një shumicë si asnjëherë më parë dhe më pas votoi PD-në në ’92. Ata nuk ishin të gjithë me PD, një pjesë e madhe nuk ishin fare me PD, por koha ishte e duhura dhe vendi ishte i duhur dhe ajo ishte forca që ndodhej aty për t’i dhënë mbështetjen në mënyrë që të realizohej shkëputja përfundimtare nga ai sistem tjetër dhe të bëhej futja në një sistem të ri”, nënvizoi Rama.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Në 11 maj, vijoi Rama, është ekzaktësisht e njëjta gjë.

“Realizohet shkëputja përfundimtare nga historia qindravjeçare e të qenit vetëm dhe futemi në fazën përfundimtare të të qenit një me kontinentin tonë dhe të qenit pjesë e një familje ku jo vetëm “trimi i mirë me shokë shumë”, por kudo, të kemi mundësinë që të jemi në pjesën e asaj familjeje që është pjesa përfituese dhe ashtu ndahen aty shtetet, janë shtete që kontribuojnë dhe që përfitojnë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në 10 vjet kemi marrë nga BE diçka më shumë 1 miliard euro, ku 90% ishte kredi, 10% grant. Me futjen në BE ne marrim më shumë se 1 miliard çdo vit, ku 90% është grant dhe 10% është kredi”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm