Rruga Shirokë-Zogaj në Shkodër përfundon brenda vitit, lidhje e re me Malin e Zi

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj në Shkodër.


Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj në Shkodër.

Ky është një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

Rruga pritet të jetë gati në fund të këtij viti, e ku bashkë me bypass-it në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

Inxhinieri i punimeve u shpreh se punimet kanë filluar në nëntor.

“Është rruga që lidh Shirokën me fshatin Zogaj me doganën me Malin e Zi. Rruga është 6.5 km e gjatë. 4.5 km e parë janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

“Punimet kanë filluar në nëntor të vitit kaluar dhe do të përfundojnë brenda një viti”, tha ai, teksa shtoi se, “rruga ka edhe korsi biçikletash në pjesën e liqenit”.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u shpreh se, “rruga shkon deri në pikën kufitare ku bën edhe lidhjen me Malin e Zi që është shumë interesante hapja e të gjithë pjesës”.

Kryeministri Rama u shpreh se “është e domosdoshme që të hapim një tjetër lojë këtu në gjithë këtë zonë. Një perspektivë tjetër komplet”.

“Krijon krejt lidhjen edhe oferta turistike pastaj bëhet bashkë me Malin e Zi tek pjesa e Krajës që lidhet. Plus nga an teknike rruga është e bërë, gati 10 metra shkon e gjerë dhe 2 korsitë e rrugës edhe pjesa e rrugës së biçikletave, është investim shumë i kompletuar besoj dhe shumë i mirëpritur për zonën”, tha Beci.

Rama vlerësoi rrugën teksa pyeti për ecurinë e aksit Shëngjin- Velipojë, e cila më 15 prill është gati.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…