
INSTAT: Ekonomia rritje me afro 4 %, kontribut turizmi, ndërtimi, rritja e pagave dhe punësimi
INSTAT publikoi sot raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB)

Ekonomia shqiptare shënoi rritje të fortë me rreth 4 % përgjatë vitit 2024.
INSTAT publikoi sot raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ku njoftoi se sektorët kryesorë që udhëhoqën rritjen ekonomike në vend ishin turizmi, ndërtimi, rritja e pagave dhe punësimi.
“Me rritje pozitive u vlerësuan: Grupi “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” me 7,80 %, “Aktiviteti i Ndërtimit” me 6,95 %, “Informacioni dhe Komunikacioni” me 6,33 %, “Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 4,33 %, “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” me 1.83 %, “Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit” me 0,02 %.
Ndërsa, me rënie u vlerësuan: grupi i “Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit” me 9,46 %, grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 4,64 %, grupi “Bujqësi, Pyjeve dhe Peshkim” me 0,50 % dhe aktiviteti “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0,06 %, “Taksat Neto” mbi produktet patën një rënie me 1,03 %”, njoftoi INSTAT.
Ndërkohë gjatë vitit 2024, eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 1,73 % dhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,12 %.
INSTAT bën të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e katërt të vitit 2024 vlerësohet me rritje 3,63 % dhe PBB-së për vitin 2024, shënoi një rritje prej 3,96 %, krahasuar me vitin 2023.
Burimi ATSH