Ambasada e SHBA: Një shqiptaro-amerikan merr komandën e një luftanijeje amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përcjellë sot historinë e Alban Dervishit, qytetarit që ka lindur dhe është rritur në Tiranë, por prej 25 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë po realizon ëndrrën e tij duke marrë drejtimin e një luftanijeje amerikane.


Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përcjellë sot historinë e Alban Dervishit, qytetarit që ka lindur dhe është rritur në Tiranë, por prej 25 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë po realizon ëndrrën e tij duke marrë drejtimin e një luftanijeje amerikane.

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.

Nga ana e tij, Albani në një videomesazh thotë se është një djalë që ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ka studiuar në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe në moshën 16-vjeçare është larguar drejt ëndrrës amerikane, në Nju-Jork bashkë me familjen e tij.

“Ndihem shumë krenar që këtë qershor do marrë komandën e USS Pearl Harbor. Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder i madh. Nder, sepse gjatë gjithë karrierës sonë, ne i kushtojmë shumë kohë për të arritur këtë majë dhe më jepet një shans fantastik, ndaj mezi pres të kryej detyrën”, thotë ai.

“Babanë dhe gjyshin i kam pasur ushtarakë, kështu që ushtria më tërhoqi pak dhe sidomos ajo amerikane me ushtrinë më të madhe në botë. Mu dha kjo mundësi dhe thashë pse jo! E kam filluar si marinar i thjeshtë dhe gjithçka shkoi me shkallë, një mundësi më shumë dhe lëviznin gjërat. Gjatë karrierës sime, kam qenë në shtatë anije të ndryshme, kam lundruar në çdo det të botës, edhe në operacionet më kritike, përfshirë luftën e Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera. E them me shumë krenari që jam shqiptar”, përfundon Dervishi videomesazhin e postuar nga Ambasada amerikane.

Gjithashtu, Ambasada njofton se E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti Komandantin Alban Dervishi në ambasadë për ta uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor këtë qershor dhe për të diskutuar rëndësinë e partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë.

Si pjesë e vizitës së tij, Komandant Dervishi, i shoqëruar nga personeli i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, u takua edhe me Nënadmiral Adnand Agastra në Komandën e Forcës Detare ku pati mundësinë të merrte pjesë në disa nga aktivitetet atje.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…