Gonxhja: Do të punojmë shumë për rivitalizimin e industrisë në vend

Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial.


Në prezantimin e planit për transformimin e Parkut Metalurgjik nga një trashëgimi industriale në një hapësirë të gjelbër, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se ky projekt do të hapë perspektiva të reja për Elbasanin duke e kthyer në epiqendër të inovacionit dhe zhvillimit, si një qendër e energjisë së pastër, prodhimit të avancuar dhe teknologjisë së qëndrueshme.

Ministri Gonxhja prezantoi impaktin e këtij projekti në zhvillimin kombëtar ekonomik, zhvillimin e projektit dhe modelin e financimit.

“Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial. Lidhja me Tiranën dhe dy projektet e reja të investimit (rruga e Peqinit dhe e Librazhdit) e vendosin Elbasanin në një epiqendër duke shkurtuar shumë distancën mes doganës, aeroportit dhe portit të Durrësit, çka mundëson jo vetëm lëvizjen e mallrave por edhe të punëtorëve”, tha kreu i MEKI-t.

Gonxhja tha se “do të punohet shumë për hartimin e një politike industriale e cila parashikon rivitalizimin e industrisë në vend dhe sot po hidhet hapi i parë drejt krijimit të një masterplani për rigjenerimin total të parkut Metalurgjik. Ky masterplan nuk do të përcaktojë vetëm vizionin sesi do të duket zona e Metalurgjikut në 2030 por do të parashikojë dhe një sërë ndërhyrjesh konkrete në infrastrukturë”.

Blendi Gonxhja pranoi se ndërtimi i një zone të tillë teknologjike industriale ka kosto të mëdha dhe se është shumë i rëndësishëm dhe modeli i financimit, pasi parqe të tilla mund të financohen nga vetë shteti, në partneritet të shtetit me privatët, përmes huave shtetërore.

“Një gjë që unë kam mësuar nga biznesi është se aty ku gjenerohen para ka dhe vullnet nga ana e biznesit për të paguar para, por ky është vetëm një opsion i mundshëm”, deklaroi ministri Gonxhja.

Më tej, ministri i MEKI-t njohur rolin shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, të parqeve industriale, duke rritur eksportet, rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe rritur numrin e të punësuarve.

“Vetëm gjatë muajit të shkuar ne lançuam Duranën dhe TEDA, ku përvec gjithë vlerës së shkuar për ekonominë tonë do të punësohen mes 10.000-15.000 personave”, tha ministri Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm