Masterplani për ‘Metalurgjikun’ në Elbasan, Mazniku: Zhvillim ekonomik, punësim dhe efikasitet

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi sot masterplanin për transformimin e ish-Metalurgjikut në Elbasan


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi sot masterplanin për transformimin e ish-Metalurgjikut në Elbasan, ku theksoi se “ka ardhur momenti që të ketë një vëmendje të shtuar nga ana e qeverisë për të konceptuar një masterplan për zhvillimin dhe për ta dyfishuar apo trefishuar volumin e biznesit që operon në këtë zonë në vitet në vijim”.

Në fjalën e tij, Mazniku tha se “hartimi i masterplanit të Metalurgjiku ka për qëllim planin e ndërhyrjes në infrastrukturën e brendshme publike (rrugë kryesore, kanale kulluese, kanalizime, të ujërave industriale dhe të zeza, internet); përcaktimin e nevojave dhe mundësive për zgjerimin e bizneseve ekzistuese dhe identifikimin e tipologjive të bizneseve të reja (ICT, Data Center, teknologjinë e reja, Logjistikë).

“Në model tjetër që ne duam të ndërtojmë bashkë me bashkinë dhe Ministrinë e Ekonomisë në muajt në vijim është krijimi i një BID Metalurgjiku (Përmirësimi i Zonave të Biznesit), një mekanizëm që e kemi eksperimentuar në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Shkodër ku bizneset bëhen bashkë me bashkinë dhe qeverinë për ta qeverisur në mënyrë të përbashkët atë territor”, theksoi Mazniku.

“BID është një grupim i krijuar nga vetë bizneset dhe pronarët e njësive tregtare brenda një zone të caktuar. Qëllimi është të përmirësohet zona përmes projekteve që rrisin zhvillimin ekonomik dhe eficiencën. Investimet bëhen përmes bashkëpunimit mes bizneseve dhe pushtetit vendor. Bizneset në zonën japin kontribute të detyrueshme për këto projekte, të cilat miratohen nga këshilli përkatës pas në procesi konsultimi”, tha Mazniku.

Mazniku tha se “tre janë objektivat për zonën e Metalurgjikut; hartimi i masterplanit, krijimi i BID Metalurgjik dhe me një objektiv final që brenda 2030 të dyfishojmë volumin e biznesit që bëhet në këtë territor duke shtuar punësimin dhe zhvillimin e vendit”.

Mazniku bëri edhe një panoramë të zonës së Metalurgjikut.

“Metalurgjiku ka një sipërfaqe prej 340 ha kur u krijua, kishte 520 godina në kohën e krijimit, brenda kishte 47 km hekurudhë , 22 km rrugë automobilistike dhe punonin 12 mijë punonjës. Sot nga pozicioni strategjik është 36 km nga Tirana, 73 km nga porti i Durrësit dhe 69 km nga pika doganore e Qafë Thanës. Këto rrugë kanë qenë të vështira, ndërsa sot me planet e reja do të jenë autostrada me lidhje shumë të shpejta. Që do të thotë në terma praktikë, porti do të jetë jo më shumë se 40 minuta , Qafë Thana do të jetë gjithashtu 40 minuta”, tha Mazniku.

Mazniku bëri të ditur se “nga 340 ha, sot 104.8 ha janë pronësi private dhe 235 ha pronësi publike. Ka 33 biznese të mëdha, 17 në fushën e tregtisë, 12 në fushën e prodhimit, 10 në fushën e shërbimeve, 8 në fushën e ndërtimit, 6 në fushën e fasonerisë, ndërsa janë 4092 punonjës, 700 në tregti, 2594 në prodhim, 211 në shërbime, 607 në ndërtim, 790 në fasoneri. Është një nga punëdhënësit më të mëdhenj dhe po të ishte një strukturë do ët ishte punëdhënësi më i madh në zonë”.

Mazniku solli edhe disa të dhëna financiare që sipas tij janë shumë interesante.

“Qarkullimi vjetor i kompanive që ndodhen këtu është 1 miliard euro, është 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto, gjenerohet nga zona e Metalurgjikut. Po të ishte zona e Metalurgjikut një kompani do të ishte kompania më e madhe në vend me një diferencë shumë të madhe nga kompania e dytë. Nga kompanitë në metalurgjik paguhen 76 milion euro taksa vjetore dhe vetëm i pagave të kompanive është 45 milionë euro”, tha Mazniku.

Burimi ATSH

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm