
300 milionë euro investim në strehim social
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, se gjatë këtyre viteve janë 35 mijë shtëpi të reja, të riparuara, ose të vëna në regjimin e efikasitetit energjetik

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, se gjatë këtyre viteve janë 35 mijë shtëpi të reja, të riparuara, ose të vëna në regjimin e efikasitetit energjetik të hapura gjatë qeverisë sonë.
Rama tha se impakti i madh vjen edhe nga rindërtimi pas tërmetit.
“Gjatë mandatit të katërt do të investojmë 300 milionë euro në strehim social me synimin për 50 mijë çelësa, 50 mijë dyer. Nga një anë për çiftet e reja, me një program krejt të veçantë për profesionistët e fushave që kanë interes të drejtpërdrejtë publik dhe që duam t’i mbajmë në Shqipëri. Kemi nisur me mjekët, kemi nisur me mësuesit, kemi nisur me punonjësit e policisë, kemi nisur me ushtarakët. Do ta thellojmë këtë edhe për profesionistët në sektorin privat, profesionistët e rinj dhe ata që duan të kthehen nga emigrimi. Dhe nga ana tjetër, do të investojmë duke filluar nga kampusi i Universitetit të Durrësit në kampuset universitare rezidenciale ku studentët do të kenë mundësi të kenë dhomat e tyre”, deklaroi Kryeministri Rama.
Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook
Burimi ATSH