
Brenda vitit 2028 mbyllet procesi i legalizimeve
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” se kadastra është një problem me të cilin qytetarët janë përballur dhe përballen çdo ditë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” se kadastra është një problem me të cilin qytetarët janë përballur dhe përballen çdo ditë.
Por, sipas Ramës brenda vitit 2026 falë edhe financimit të përbashkët të qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Evropian do të përfundojë plotësisht procesi i digjitalizimit. “Vite të tëra punë në një kaos, në një anarki, në një rrëmujë, në një çmenduri që nuk e ke kaluar asnjë vend absolutisht të Evropës, nuk diskutohet. Po ashtu, regjistrimi fillestar. Do të mbyllet i gjithi brenda vitit 2028 dhe nga ai moment gjithçka do të jetë ndryshe, transparente dhe e lexueshme drejtpërdrejt, qoftë nga qytetari, qoftë nga biznesi”, tha Kryeministri.
Ndër të tjera, Rama theksoi se ishin 21750 legalizime ditën kur PS mori detyrën, ndërsa në tetë vjet “këneta” nxiti ndërtime pa leje nga të katër anët dhe legalizoi vetëm 21750.
“270 mijë legalizime kemi kryer ne. 270 mijë legalizime deri në fund të 2024 dhe brenda vitit 2028 do të mbyllen edhe ato që kanë mbetur. Ky është synimi”, pohoi Rama.
Burimi ATSH