
Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot programin e Partisë Socialiste “Shqipëria 2030”, ndërsa u ndal në fjalën e tij te rëndësia e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit që mund t’u garantojë atyre një pasaportën evropiane.
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” u dal edhe te rritja e pagës mesatare dhe minimale në vend.

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” u dal edhe te rritja e pagës mesatare dhe minimale në vend.
Rama tha se “paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro. Sot, në vlerësimin e fundit të pavarur të bërë nga INSTAT-i të konfirmuar nga organizatat financiare ndërkombëtare, paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1 mijë euro, ndërsa në Shqipërinë 2030, do të jetë të paktën 1200 euro”.
Pagën mesatare të përgjithshme, tha Rama, e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë.
“Kjo ishte paga mesatare. Paga mesatare e sektorit publik dhe privat bashkë, pra paga mesatare në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të jetë paga mesatare të paktën 1 mijë euro”, deklaroi Kryeministri.
Sa i përket pagës minimale, Kreu i Ekzekutivit vuri në dukje se “në vitin 2013, kur ne e morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro”.
Ai deklaroi se “duke filluar nga janari 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur do të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro”.
“Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh”, tha Rama.
Burimi ATSH