Në 2026-ën karta e identitetit digjital

Me e-Albania iu janë kursyer shqiptarëve 620 milionë euro


Partia Socialiste shpalosi sot programin “Shqipëria 2030”. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, tha se brenda vitit 2026 do të pajisin çdo shtetas shqiptar, edhe me kartën e identitetit digjital.

“Dhe është e rëndësishme që brenda vitit 2026 do të pajisim çdo shtetas shqiptar, edhe me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë në të njëjtën kohë, me përgatitjet që po bën edhe Bashkimi Europian për Kartën Europiane të Identitetit Digjital”, tha Rama.

Rama foli edhe për arritjet e qeverisë në fushën e përmirësimit të shërbimeve publike dhe përfitimet që kanë emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Rama tha se më parë emigrantët kishin “zero shërbime online,” sot ata kanë 52 shërbime online që mund t’i marrin pa pasur nevojë të udhëtojnë në Shqipëri.

“Për politikën e jashtme besoj që keni plot çfarë të flisni, por unë dua të fokusohem tek ato që janë përfitimet e drejtpërdrejta të emigrantëve të shteteve shqiptare që jetojnë jashtë. Ata kishin zero shërbime online, sot kanë 52 shërbime që i marrin pa lëvizur fare nga vendi jashtë kufijve. Dhe nga ana tjetër, pa llogaritur këtu, uljen e madhe të kostove edhe kursimin e energjisë dhe të stresit në marrjen e këtyre shërbimeve”, tha Rama.

Një tjetër arritje që Rama përmendi, është udhëtimi pa vizë në 126 vende për qytetarët shqiptarë, një mundësi që ka hapur dyert për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë. Rama tha se janë nënshkruar 11 marrëveshje për njohjen dhe konvertimin e patentës shqiptare.

“Sot shqiptarët udhëtojnë në 126 vende pa vizë. Kemi nënshkruar 11 marrëveshje për njohjen dhe konvertimin e patentës shqiptare, por këtu përsëri hyn tek pasaporta në BE. Me pasaportën në BE, nuk ka më diskutime që edhe patenta është po njësoj. Dhe e mbyll me shërbimet e përgjithshme lufta kundër korrupsionit të vogël, lehtësimi i aksesit të qytetarëve në shërbime, heqja e sporteleve ku zhvilloheshin të gjithë minidramat e shoqërisë shqiptare dhe nga një grusht shërbimesh online, kur ne morëm detyrën, sot janë 1252 të tilla”, tha Rama.

Rama tha më tej se vetëm vitin e kaluar, përmes e-Albania janë ofruar 15,2 milionë shërbime, që është pesë herë më shumë se sa në vitin 2019, kur platforma mori hov të madh pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. Rama tha se nga E-Albania janë kursyer 620 milionë euro nga xhepat e qytetarëve.

“Vetëm vitin e fundit, vetëm vitin e fundit, përmes platformës si e-Albania kemi ofruar 15,2 milionë shërbime, ose pesëfishi i vitit 2019, kur e-Albania mori hov falë faktit që ra COVID dhe njerëzit u orientuan drejtë e-Albanias. Falë këtij transformimi, bazuar në audit ndërkombëtar që i kemi bërë i e-Albania-s, janë kursyer 620 milionë euro nga xhepat e qytetarëve, 33 milionë euro u janë kursyer emigrantëve, falë e-Albania-s”, tha Rama.

“Nëse s’do ishte e-Albania, 620 milionë euro, do kishin ikur për të marrë këto shërbime. Koha e kursyer, koha që u është kursyer, të gjithë atyre që kanë marrë shërbime nga e-Albania është sa 25 mijë rrotullime rreth tokës dhe 75,5 milionë fletë letre janë kursyer dhe si rrjedhojë edhe një numër i konsiderueshëm drurësh nuk janë prerë dhe ngrënë nga burokracia”, u shpreh Rama.

Në përfundim të fjalës, Rama kërkoi mbështetjen për Partinë Socialiste dhe skuadrën e saj, si një investim të sigurt për anëtarësimin në BE.

“Kështu që, me këto, unë besoj se mund të ndalem këtu. Është panorama e përgjithshme janë të, piketat kyçe të majës së Shqipërisë, 2030, është thirrja e nevojshme e kujtesës se nga jemi nisur dhe është edhe absolutisht garancia që me votën për Partinë Socialiste, me votën për të gjitha skuadrat tona nëpër qarqe, me votën për skuadrën tonë kombëtare çdo shqiptar dhe çdo shqiptare përtej bindjeve politike, përtej ngjyrave të fanellës së partisë që bën tifozllëk, bën një investim të sigurt për të anëtarësuar Shqipërinë Bashkimin Europian dhe për të marrë pasaportën europiane të Shqipërisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…