Paga mesatare e ushtrisë shqiptare, në nivelin e mesatares së NATO-s

Në 2028 kampus modern i Akademisë së FA-së


Partia Socialiste shpalosi sot programin “Shqipëria 2030”. Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, bëri një përmbledhje të arritjeve të qeverisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë duke theksuar përparimet që janë bërë në këtë sektor.

Rama u shpreh se investimi në fushën e mbrojtjes është dhjetëfishuar krahasuar me vitin 2013.

Rama theksoi gjithashtu se forcat e armatosura janë përmirësuar ndjeshëm, duke e cilësuar ushtrinë shqiptare si më të mirëpaguarën në rajon, me një pagë mesatare që është më e lartë se ajo e çdo vendi tjetër të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë.

Ai theksoi se synimi është që deri në vitin 2030, paga mesatare e ushtrisë shqiptare të arrijë në nivelin e mesatares së ushtrive të NATO-s.

“E kemi dhjetëfishuar investimin në fushën e mbrojtjes. E di sa kishte mbrojtja në 2013? Është e pabesueshme, 28 milionë euro. 28 milionë euro ushtrinë më të keqpaguar në Evropë, përveçse një ushtri e kapur keq, edhe nga korrupsioni, nga shitja e vendeve për të ikur deri edhe në Afganistan”, tha Rama.

“Sot është 280 milionë euro. Pesëfish rekrutime në forcat e armatosura, sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit, me një pagë mesatare, jam shumë krenar për këtë, më të lartë se gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Edhe Serbinë kemi sapo kaluar me pagat në ushtri dhe synojmë që brenda mandatit të katërt në Shqipërinë 2030, paga mesatare e ushtrisë shqiptare e forcave tona të armatosura të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s. Pa folur pastaj ç’kemi bërë në gjithë ato ferra, në gjithë ato rrënoja, në gjithë ato maskarada që gjetëm në të ashtuquajturin territor të Planit të Përhapjes. Një ferrnajë që sot është bazë ajrore taktike e NATO-s. Një forcë luftimi e lënë rrugëve, sot me fuqi zjarri, me flotë helikopterësh, së shpejti, edhe me një anije luftarake të madhe, përveç anijeve luftarake më të vogla që kemi, me dron luftarak. Të gjitha këto janë vetëm baza, janë vetëm fillimi, janë vetëm fillimi i një transformimi që ka ardhur edhe si shtysë e kohës që jetojmë”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli gjithashtu për zhvillimet në industrinë ushtarake të Shqipërisë, duke përmendur investimet për prodhimin e armëve dhe municioneve vendase.

“Industria ushtarake ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar këtu municione, armatime, dron luftarakë, mjetet e blinduara Made in Albania së shpejti, të gjitha këto do të mund të tregohen qytetarëve të Republikës Shqipërisë”, tha ai.

Kreu i qeverisë theksoi se “shkollën e aviacionit do ta rilindim”.

“Kemi bërë një marrëveshje mirëkuptimi me një partner shumë të rëndësishëm të fuqishëm ndërkombëtar dhe brenda vitit 2028, do të kemi edhe kampusin modern të Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë, ku ka filluar ndërtimi, një pjesë edhe e kemi treguar për publikun”, tha Rama.

“Flota detare e Republikës së Shqipërisë, siç thashë do të ketë një super anije së shpejti dhe do të bëhet me tre anije luftarake të reja. Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion këtë verë duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet dy avionë zjarrfikës në dispozicion në gatishmëri për ne, papritur që të vijë nga një vend apo nga një vend tjetër”, theksoi Rama.

Në lidhje me sigurinë rrugore, Rama foli për përmirësimet që janë bërë në këtë sektor. Rama shtoi se numri i vdekjeve në aksidente rrugore është ulur ndjeshëm, edhe pse numri i automjeteve në qarkullim është dyfishuar.

“Punët e brendshme kur morën detyrën, aksidentet fatale në rrugë ishin sa dyfishi i mesatares europiane. Sot jemi më mirë sesa Serbia, se sa Mali i Zi dhe se disa vende të rajonit që janë anëtarë të BE-së si Rumania dhe Bullgaria. Kemi ende punë për të bërë për mesataren e Bashkimit Europian, por jemi shumë më mirë. Fakti është 13 vdekje për 100 mijë banorë kur ne morëm detyrën, sot kemi zbritur në 7 për 100 mijë. Ndonëse numri i automjeteve në qarkullim është më shumë sesa dyfishuar. Dhe rrezikshmëria e vdekjes në aksident është ulur me 75%, çka tregon që kemi një përparim të ndjeshëm në këtë drejtim”, tha Rama.

“Me qendrën e madhe, ku do të jetë edhe cirkuit i Formula 1, po ku në fakt elementi përmbajtësor qendrës do të jetë siguria rrugore, do ta ngrejmë edhe sigurinë rrugore në mesataren e Bashkimit Europian, pa diskutim”, tha Rama.

Burimi ATSH

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…