Pjesa kontinentale e Kinës hap një platformë në internet për të raportuar aktivitetet e “pavarësisë së Tajvanit”

Kina ka ngritur një platformë online për publikun, ku ata mund të raportojnë aktet e dëmshme nga ata që mbrojnë “pavarësinë e Tajvanit” dhe bashkëpunëtorët e tyre në përndjekjen e bashkatdhetarëve të Tajvanit

Publikimi i seksionit të raportimit në faqen elektronike të Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës

Kina ka ngritur një platformë online për publikun, ku ata mund të raportojnë aktet e dëmshme nga ata që mbrojnë “pavarësinë e Tajvanit” dhe bashkëpunëtorët e tyre në përndjekjen e bashkatdhetarëve të Tajvanit, tha të mërkurën një zëdhënës i pjesës kontinentale të Kinës.

Seksioni i raportimit, i shtuar të mërkurën në faqen zyrtare të Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit, synon të përcaktojë personat përgjegjës mes separatistëve kryesorë të “pavarësisë së Tajvanit”, sipas Chen Binhua, zëdhënës i zyrës.

Chen tha në një konferencë shtypi se autoritetet e Partisë Demokratike Progresive kanë fabrikuar akuza të ndryshme për të shtypur zërat kundërshtues në ishull, duke mbytur lirinë e fjalës dhe duke iu drejtuar kërcënimeve, frikësimit dhe persekutimit kundër kundërshtarëve politikë, si dhe partive politike, organizatave dhe individëve që mbështesin zhvillimin paqësor dhe integrimin e marrëdhënieve ndërmjet ngushticës.

Disa organizata të “pavarësisë së Tajvanit”, elementë separatistë, zyrtarë dhe influencues në internet, kanë vepruar si zbatues dhe bashkëpunëtorë, duke nxitur keqbërjen dhe duke lehtësuar agresionin, tha ai, duke shprehur shqetësim të madh dhe duke premtuar dënime të rënda.


Chen Binhua, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të qeverisë kineze/VCG

Chen u bëri thirrje viktimave të shtypjes dhe persekutimit, ose individëve që kanë informacione përkatëse, të raportojnë detaje në një llogari të dedikuar emaili [email protected]. Ai vuri në dukje se të gjitha informacionet do të trajtohen siç duhet dhe rastet e verifikuara do të zbulohen në kohën e duhur.

Autorët do të mbajnë përgjegjësi në përputhje me ligjin, kur provat e mjaftueshme të konfirmojnë shkeljet e tyre të rënda, tha Chen, duke shtuar se të gjitha informacionet dhe të drejtat ligjore të sinjalizuesve do të mbrohen rreptësisht, siç kërkohet me ligj.

Cheni paralajmëroi gjithashtu autoritetet tajvaneze të Lai Chingte-s se “ata që provokojnë dhe luajnë me zjarrin do të shohin fundin e tyre”, në përgjigje të një pyetjeje për stërvitjet ushtarake të Forcës Çlirimtare Popullore të Kinës afër ishullit të Tajvanit.

Chen tha se në botë ekziston vetëm një Kinë dhe Tajvani është një pjesë e pandashme e territorit të shenjtë të Kinës. Stërvitjet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, janë një ndëshkim i vendosur për promovimin e vazhdueshëm nga Lai Chingte për “pavarësinë e Tajvanit” dhe përshkallëzimin e konfrontimit mes dy brigjeve të ngushticës. Stërvitjet janë një trembje e fuqishme për forcat separatiste që kërkojnë “pavarësi” dhe provokojnë. Janë një paralajmërim serioz për forcat e jashtme ndërhyrëse. Janë veprime të ligjshme dhe të domosdoshme për të mbrojtur sovranitetin e shtetit dhe për të ruajtur paqen në ngushticën e Tajvanit.

“Pavarësia e Tajvanit” dhe paqja e ngushticës së Tajvanit janë të papajtueshme. Pas marrjes së detyrës, Lai Chingte i është përmbajtur me kokëfortësi pozicionit separatist të “pavarësisë së Tajvanit”. Ai ka promovuar vazhdimisht “teorinë e re të dy shteteve”. Ka intensifikuar kufizimet në shkëmbimet dhe ndërveprimet mes dy brigjeve të ngushticave dhe ka detyruar “shkëputjen” e dy palëve. Në të njëjtën kohë, ai ka intensifikuar bashkëpunimin e tij me forcat e jashtme për të “lypur mbështetje në këmbim të interesave të Tajvanit”, duke synuar “pavarësinë me forcë të armatosur” ose “pavarësinë me përkrahje të jashtme”. Veprimet e tij sfidojnë seriozisht parimin e “një Kine”, minojnë rëndë marrëdhëniet në dy brigjet e ngushticës, e shtyjnë vazhdimisht Tajvanin në një situatë të rrezikshme drejt luftës dhe cenojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin në rajonin e Tajvanit. “Ne kurrë nuk do ta tolerojmë as falim këtë dhe do ta kundërshtojmë dhe ndëshkojmë me vendosmëri”, kështu tha zëdhënësi.

Sipas tij, çështja e Tajvanit ka të bëjë me dinjitetin dhe ndjenjën e kombit kinez. Është qendra e interesave thelbësore të Kinës dhe një vijë e kuqe që nuk mund të shkelet. “Ne paralajmërojmë administratën e Lai Chingte-s se nëse guxon të provokojë dhe të luajë me zjarrin, kjo do të sjellë vetëm fundin e tyre”, theksoi Chen.


Kryeekzekutivi i TSMC-it C. C. Wei deklaroi një investim prej 100 miliardë dollarësh në ShBA, Shtëpi e Bardh, 3 mars 2025/VCG

Ai komentoi gjithashtu se kompania e Prodhimit të Gjysmëpërçuesve të Tajvanit (TSMC) është bërë si një copë mishi në bllokun e prerjes, pasi autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) e kanë përdorur atë për të fituar favore nga Shtetet e Bashkuara.

Kompania e Prodhimit të Gjysmëpërçuesve të Tajvanit (TSMC), ndoshta prodhuesi më i mirë i çipave në botë, njoftoi së fundmi se do të investojë 100 miliardë dollarë shtesë në ShBA për të ndërtuar më shumë fabrika dhe qendra kërkimore.

Raportohet se Presidenti Donald Trump i ka kërkuar TSMC të rrisë investimet e saj në ShBA me 200 miliardë dollarë. Kjo ka rritur shqetësimin publik në ishull për trendin në rritje të TSMC-it, që jo vetëm po zhvendos proceset e prodhimit në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu po transferon aty gradualisht edhe operacionet e kërkimit apo zhvillimit të nivelit të lartë.

Si përgjigje, Chen Binhua, kritikoi DPP-në për mbylljen e syve ndaj shndërrimit të TSMC-it në “USMC”.

Chen paralajmëroi se sektori industrial dhe banorët e Tajvanit, jo vetëm që do të humbasin punët e tyre aktuale, por edhe mundësitë e ardhshme të zhvillimit.

Zëdhënësi e quajti Lai Chingte e DPP-së si “një profesionist në shitjen e Tajvanit”, duke thënë se shqetësimet e banorëve të Tajvanit për abuzim pushteti nga Lai nuk janë të pabaza.

Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës pyetet se a po e çon Lai Chingte Tajvanin drejt luftës?


Lideri i autoriteteve të Tajvanit, Lai Chingte/VCG

Kohët e fundit, lideri i autoriteteve të Tajvanit, Lai Chingte e përcaktoi pjesën kontinentale të Kinës si një “forcë e jashtme armiqësore” duke nxjerrë “17 strategjitë”, në një përpjekje për të bllokuar në mënyrë të gjithanshme shkëmbimet mes dy brigjeve të ngushticës. Këto veprime për “pavarësinë e Tajvanit” kanë shkaktuar kritika të ashpra nga të gjitha sferat e jetës në ishull. Kryetari i Partisë Kuomintang-ut Chu Liluan kritikoi ashpër Lai Chingte për përcaktimin e pjesës kontinentale si një marrëdhënie armiqësore, për të realizuar pretendimin e tij për “pavarësinë” dhe u shpreh se Lai është një “krijues telashesh” në marrëdhëniet mes dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.

Shumë media tajvaneze njoftuan se fill pas provokimit të Lait, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës kreu stërvitje ushtarake rreth ishullit. Për këtë, Chen Binhua, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të qeverisë kineze, deklaroi në të njëjtën ditë se kjo është një trembje e fuqishme për forcat separatiste në Tajvan që kërkojnë “pavarësi” si edhe një paralajmërim serioz për forcat e jashtme ndërhyrëse.

Siç mësohet, ndër “17 strategjitë” , tetë kanë të bëjnë me shkëmbimet direkte mes ngushticës së Tajvanit. Ekspertët thanë se nëse do të zbatohen “17 strategjitë”, të gjithë do të përfshihen nën monitorim, duke filluar nga punonjësit institucionalë, përfaqësuesit e opinionit publik, artistët e deri tek ata që merren me arsim, ekonomi, tregti, njerëz nga grupet fetare, pra pothuajse nga të gjitha sferat e jetës. Në të ardhmen, çdo njeri që kontakton pjesën kontinentale do të persekutohet nga administrata Lai me akuza të fabrikuara sipas dëshirës së Partisë Demokratike Progresive(DPP).


Banorë tajvanezë protestojnë kundër armëshitjes amerikane ndaj Tajvanit, maj 2023/VCG

Banorët në ishull i denoncuan veprimet e Lai Chingte-t si një “demokraci të rreme, diktaturë të vërtetë” dhe “sundim të ligjit ushtarak”, që politizojnë shkëmbimet normale dhe dëmtojnë seriozisht interesat e Tajvanit. Shumë grupe biznesi vendase thanë se autoritetet kanë vendosur kufizime të shumta në ndërveprimet ekonomike dhe tregtare me pjesën kontinentale, gjë që përfundimisht do të dëmtojë vetëm zhvillimin ekonomik të Tajvanit dhe se veprimet e DPP-së mund të “kufizojnë këmbët e njerëzve, por nuk mund të pengojnë zemrat e tyre”.

Analistët në ishull vunë në dukje se Lai ka të paktën dy motive për të nxjerrë “17 strategjitë” pikërisht në këtë kohë. Nga njëra anë, e bën për të devijuar fokusin publik prej qeverisjes së tij të dobët. Lai Chingte nuk ka qenë në gjendje të prodhojë ndonjë arritje politike në gati një vit që pas marrjes së detyrës, madje ditët e fundit pati kritika të forta për zhvendosjen në ShBA të aftësive prodhuese të kompanisë së mikroçipave TSMC.

Nga ana tjetër, e bën për të ndryshuar situatën si pakicë në legjislaturën e Tajvanit. DPP-ja inkurajoi ligjvënësit e vet dhe forcat politike pro saj, të nisnin një fushatë për të detyruar përfaqësuesit e partisë në opozitë, Partia Kuomintang, të hiqnin dorë për arsye të ndryshme. DPP-ja përdor pretekstet e lidhjes me pjesën kontinentale për të etiketuar anëtarët e partive dhe përfaqësuesit e opinionit publik që mbështesin shkëmbimet, në mënyrë që të përshpejtojë votimin për tërheqjen e tyre.

Por, ndryshe nga Lai Chingte, opinioni publik në ishull trembet se mos ai “tejkalon vijën fundore”, gjë që mund të sjellë pasoja të papërballueshme katastrofike në Tajvan. Gazeta tajvaneze China Times botoi një seri artikujsh që shprehin pakënaqësi të fortë ndaj veprimeve e Lai-t, të cilat përshkallëzojnë konfrontimin dhe tensionet aktuale në ngushticën e Tajvanit, duke e quajtur se “kjo lëvizje është e barabartë me ndryshimin e njëanshëm të status quo-së në ngushticën e Tajvanit” dhe “është jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!