
Rama: Me pasaportën e BE-së, Evropa bëhet sa Shqipëria dhe Shqipëria sa Evropa
Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot programin e Partisë Socialiste “Shqipëria 2030”, ndërsa u ndal në fjalën e tij te rëndësia e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit që mund t’u garantojë atyre një pasaportën evropiane.

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot programin e Partisë Socialiste “Shqipëria 2030”, ndërsa u ndal në fjalën e tij te rëndësia e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit që mund t’u garantojë atyre një pasaportën evropiane.
Kryeministri Rama tha se ai dhe forca politike që drejton, mund t’i sigurojë çdo shqiptari e shqiptareje pasaportën evropiane të Shqipërisë 2030. “Mesazhi ynë është i qartë: për t’ju dhënë pasaportën e BE-së na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por një mandat i fortë, më i fortë se tre mandatet e derisotme. Prandaj, kush e do pasaportën e BE-së duhet të japi kontribut që Shqipëria të hyjë në BE dhe kontributi për Shqipërinë në BE është investimi i votës aty në qendër të fletës së votimi ku është numri 5 dhe ku shkruan Partia Socialiste dhe Edi Rama”, tha Kryeministri.
Sipas Ramës, “askush tjetër nuk i pajis dot shqiptarët me pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade dhe çdo luhatje, çdo ndalesë, konfuzion e bën afatin e 2027 të digjet. Një mijë vajza dhe djem që teksa ne po flasim sot janë në zyra dhe po punojmë për negociatat kanë një kalendar aq të ngjeshur sa çdo javë dy ministret tona, Majlinda dhe Adea, që janë kryenegociatorja dhe zëvendësnegociatorja, ulen përpara palës evropiane dhe japin llogari se çfarë u bë javën e shkuar. Janë çerek milion faqe me legjislacion, rregullore, dokumentacion që duhet absoruar i gjithi, ndërkohë që janë edhe reformat për t’u thelluar që s’mund t’i thellojë dot askush tjetër përvec nesh”.
“Pasaporta evropiane për shqiptarët nuk është vetëm liri hyrje në çdo kufi të BE-së nga ai korridori pa radhë në çdo aeroport, port, në çdo pikë doganore, por është edhe liri qëndrimi në çdo pikë brenda perimetrit të kufirit të BE-së. Nga Varshava në Lisbonë, nga Madridi deri lart në vendet baltike, nga Stokholmi deri poshtë në Athinë. Me pasaportën e BE-së Evropa bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet e madhe sa Evropa”, vijoi Kryeministri.
Kreu i ekzekutivit renditi të gjitha përfitimet që vijnë për shqiptarët e shqiptaret me marrjen e pasaportës së BE-së, nga e drejta e studimit, te barazia e lirive individuale dhe jo vetëm. “Vajzat edhe djemtë e Shqipërisë do të studiojnë në çdo universitet të Evropës me të njëjtat kushte, tarifa si studentë të barabartë evropianë dhe kjo me tarifa ekstra dhe as përmes kuotave të ngushta si studentë të huaj. Me pasaportën e BE-së çdo shqiptar dhe shqiptare do mund të punojë pa leje pune, kudoqoftë nga Stokholmi në Lisbonë, nga Madridi në Varshavë duke gëzuar të njëjtat të drejta si suedezët në Suedi, si portugezët në Portugali, si spanjollët në Spanjë. Si edhe duke përfituar edhe kartën sociale të BE-së për të përfituar nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të cilitdo shteti ku gjendet i apo e punësuar në BE. Me pasaportën e BE do bëhet shumë me lehtë edhe hyrja pa viza në shumë vende jashtë BE apo edhe punësimi në ato vende me procedura krejt të tjera nga ato që duhen sot për një shqiptar apo shqiptare”, theksoi Kryeministri.
Rama tha se “shqiptarët do të përfitojnë nga të njëjtat standarde të larta të të drejtave individuale para çdo institucioni dhe para çdo gjykate në çdo vend të BE. Askush s’do i trajtojë “hajt mo se janë shqiptarë”, por janë të barabartë mes evropianësh që nga sekonda që zotërojnë pasaportën e BE-së. Çdo shqiptar dhe shqiptare do të itojë të drejtën të votojë, të kandidojë në zgjedhjet lokale, por edhe për Parlamentin Evropian. Edhe Shqipëria do të jetë pjesë e zgjedhjeve evropiane dhe do të ketë përfaqësuesin e saj në qeverinë e BE, me plot djem e vajza në admintratën e Brukselit. Të kandidosh në zgjedhjet lokale jo duke pasur pasaportën italiane, spanjolle apo gjermnae, por duke pasur pasaportën shqiptare, sepse je qytetar i barabartë evropian. Çdo ambasadë e BE të vjen në ndihmë kudo ku ndodhesh, nëse nuk ke pranë një ambasadë shqiptare”.
Kryeministri nënvizoi se 11 maji është një mundësi për ta marrë këtë pasaportë, por njëherësh për t’i dhënë një mesazh të qartë Evropës se shqiptarët janë bashkuar për anëtarësimin dhe pasaportën e BE-së. “Kjo është një mundësi reale historike, një derë e hapur. Anëtarësimi në BE është aty, pasaporta e BE është aty duhet të që në 11 maj shqiptarët të na japin mandatin dhe t’i japin një mesazh shumë të fortë vendeve të BE-së, Brukselit duke vituar masivisht për anëtarësimin në BE dhe pasaportën e BE”, pohoi Rama.
Burimi ATSH