Rama: Pensioni mesatar 400 euro në Shqipërinë 2030 për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” foli për shifrat e papunësisë në vend duke theksuar se “ne e kemi reduktuar me 40% shkallën e papunësisë dhe nga 17.5% që ishte në vitin 2014, në 8.8%”.


Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” foli për shifrat e papunësisë në vend duke theksuar se “ne e kemi reduktuar me 40% shkallën e papunësisë dhe nga 17.5% që ishte në vitin 2014, në 8.8%”.

Ai deklaroi se Shqipëria 2030 do ta ketë në normën e Bashkimit Europian mesatar në Bashkimin Europian 6%.

“Tani shumëkush na e përmend atë 300 mijë vende pune. Përgatituni t’i jepni përgjigje me shifrat në librin e të punësuarve, në regjistrin e të punësuarve të Republikës së Shqipërisë. Kur ne e morëm detyrën, Shqipëria kishte 1 milion e 23 mijë të punësuar. Kur ne morëm detyrën, Shqipëria kishte 1 milion e 23 mijë të punësuar. Sot, numri i të punësuarve në regjistrin e vitit 2024 është 1 milion e 327 mijë. Pra, nga 1 e 23 në 1 e 327, janë apo nuk janë më shumë se 300 mijë vende të reja pune kështu thotë regjistri, kështu thonë pagat që jepen, kështu thonë të ardhurat që merren nga ato paga”, u shpreh Rama.

Kreu i Ekzekutivit u ndal më tej edhe te pensioni mesatar duke pohuar se “ku ne e morëm detyrën ishte vetëm 86 euro, ndërkohë që në 2024 u bë 175 euro”.

“Ambicia jonë është që në Shqipëri, në 2030, pensioni mesatar të jetë 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota. Ndërkohë që, pensioni minimal për të gjithë të tjerët, ne do të synojmë që të shkojë në 200 euro, pra pavarësisht të gjitha të tjerave”, theksoi ai.

Rama vuri në dukje se që nga marrja e detyrës kanë nënshkruar 16 marrëveshje me vende të tjera për njohjen e ndërsjellë të pensioneve, nga të cilat përfitojnë qindra e mijëra bashkatdhetarë.

“E gjetëm me dy marrëveshje, me dy vende ku s’kishte pothuajse fare njerëz nga Shqipëria, që pretendonin pensionet, kishte, po shumë simbolike. Mbyllëm marrëveshjen me Italinë, tani është aktive. Brenda mandatit të katërt duan të mbyllin marrëveshjen me Greqinë, por i rikthehen Shqipërisë në Bashkimin Europian, i rikthehen pasaportës Europiane të Shqipërisë, sepse me hyrjen në Bashkimin Europian, e thashë dhe më parë dhe po e përsëris, të gjithë ata në Greqi që kanë problem njohjen e pensionit, marrin atë pasaportën e kuqe me shqiponjën tonë dy krenare me logon sipër Bashkimi Europian, Republika e Shqipërisë dhe ju mjafton të jetojnë në Greqi të barabartë mes barabartësh, edhe në aspektin e të drejtave të pensionit dhe menjëherë ju njihen vitet e punës dhe menjëherë mund ta transferojnë pensionin nga atje këtu, nga këtu atje atë që kanë etj,etj”, tha Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!