Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej”

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.


Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.

Ai shprehet se sot besimtarët myslimanë po përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe po i japin lamtumirën e fundit muajit të bekuar që la pas falje e mëshirë për secilin.

“Nesër është festë, është Fitër Bajrami. Hani e pini të gëzuar se këtë e keni fituar në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. I lutemi Zotit të madhëruar, bamirësit që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është fund e krye një mirësi e madhe që në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë te Zoti për ne duke thënë: “O Zot, unë i kam penguar këta gjatë ditës, nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësi e tjera të ndryshme. Pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre. Të nderuar motra e vëllezër, agjërimi ishte një shkollë një mujore për secilin prej nesh. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt, mëson se falja është më me vlerë se falja është më me vlerë se hakmarrja, përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi, mëson vetëdisiplinimin, kontrollin dhe vetëedukimin”, tha Spahiu.

“Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazanit, por një çështje me rëndësi që duhet të përqëndrohemi. Drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm duhet t’i vazhdojmë më tej. Ruajeni atë që e fituat në Ramazan. Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë”, vijoi ai.

Kreu i Komitetit Mysliman e mbyll mesazhin e tij me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë duke u shprehur se “uroj që kjo festë të sjellë begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari”.

“Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, përfundon Spahiu.

Të gjithë besimtarët myslimanë do të falin Fitër Bajramin nesër në Tiranë, me ceremoninë e faljes që fillon në 06:45, me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 falet namazi.

Burimi ATSH

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…