Fitër Bajrami, Spiropali: Toleranca fetare është realitet

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shkoi sot në selinë e Komunitetit Musliman për të uruar festën e Fitër Bajramit.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shkoi sot në selinë e Komunitetit Musliman për të uruar festën e Fitër Bajramit.

Pasi u shprehu urimet Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Botërore Islame, Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, Spiropali, në një prononcim për mediat, uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët.

Në një prononcim për mediet, Spiropali u shpreh se toleranca mes komuniteteve fetare në Shqipëri është një realitet dhe jo një slogan. Ndërsa Komuniteti Mysiman është një fakto që nxit harmoninë fetare.

“Një ditë që na bën bashkë, pas muajit të agjërimit, të sakrificës, edhe të lutjeve të muajit të Ramazanit. Besimtarët myslimanë vijnë për pranimin e sakrificave, e lutjeve të tyre. Por kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman dhe gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët, këtu në Shqipëri, por edhe në Diasporë dhe në të gjithë trevat shqiptare, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Greqi e kudo, sepse gjithmonë ne festat e të mirat i kemi ndarë me njëri-tjetrin, pavarësisht besimit fetar, dhe është një dëshmi e qartë sesi toleranca e vërtetë, vëllazëria e vërtetë mes komuniteteve shqiptare është një realitet dhe nuk është një slogan”, tha ajo.

“Po ashtu dua të uroj edhe Komunitetin Mysliman Shqiptar, një komunitet që rrezaton këtë tolerancë dhe vlerat më të mira të popullit tonë, duke qenë një faktor progresi, një faktor që nxit harmoninë fetare dhe jo ndarjen, përçarjen dhe është një komunitet që mundohet t’i bashkojë të gjithë rreth festave, pavarësisht besimit fetar. Dua në fund t’i uroj të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit, por së pari ata myslimanë dhe gjithë të tjerët, për shëndet, gëzime, për mbarësi e më shumë dashuri në jetët e tyre. Gëzuar edhe ju që na prisni gjithmonë pas takimeve tona”, deklaroi Spiropali.

Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, për ta festuar së bashku këtë festë, e duke u kthyer në natyralitet.

Burimi ATSH

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.