Rama: 95% e shërbimeve përmes e-Albania, Shqipëria shtet që funksionon

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Athina se 95% të shërbimeve shqiptarët brenda dhe jashtë vendit e marrin tanimë përmes platformës e-Albania.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Athina se 95% të shërbimeve shqiptarët brenda dhe jashtë vendit e marrin tanimë përmes platformës e-Albania.

Në një takim me shqiptarët në Athinë, në kuadër të turit me diasporën, Rama kujtoi se deri dje për të marrë një copë letër dhe një certifikatë shqiptarët jashtë vendit duhet të vinin në Shqipëri.

“Ndërsa sot nga Greqia dhe Australia mund të marrësh shërbime drejtpërdrejt në platformën e shërbimeve e-Albania. Aty merret pjesa dërrmuese e shërbimeve, 95% e shërbimeve, nuk ka nevojë fare as të vish në Shqipëri, as të takosh administratën, as të fusësh mik e t’i japësh lekë njeriu. Mjafton të futesh në e-Albania dhe merr shërbimin”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur një shqiptareje që jeton në Athinë e cila ngriti problematikat e saj në takimin me kryeministrin, Rama theksoi se “e vërteta duhet vendosur aty ku është”.

“Unë nuk mund të them dot ty se administrata është shkëlqyeshëm, por kur më thua zero them jo. Se po të ishte zero nuk na thoshte BE-ja ‘hajdeni futuni në BE’. Negociatat që bëjmë me BE-në janë pikërisht këto dhe kur BE të thotë ‘hajde futu’, do të thotë se ti je një shtet që funksionon si shtet i BE-së”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.