
Rama: Më 15 Maj, vjen e gjithë BE në Tiranë
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se, më 15 Maj në Tiranë do të vijnë të gjithë liderët e Bashkimit Europian për samitin e Komitetit politik Evropian.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se, më 15 Maj në Tiranë do të vijnë të gjithë liderët e Bashkimit Europian për samitin e Komitetit politik Evropian.
Në takimin me shqiptarët në Athinë, të dielën pasdite, kryeministri tha se “shqiptarët duhet të votojnë për PS-në, dhe të mos lënë që bufi i kënetës të ulet me këdo liderë si bashkëbisedues”.
“Nuk duhet asnjë urtësi e madhe për të menduar vetëm një moment, imagjinojeni që BE me ne është angazhuar në negociata. Janë 1000 vajza e djem që punojnë çdo ditë, për negociatat. Më 15 Maj, BE i gjithi, vjen në Tiranë. Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe sekretari i NATO-s”, tha Rama.
“Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 11 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE tani dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj imagjinoni që atyre t’iu rishfaqet bufi i kënetës si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me bufin e kënetës”, u shpreh Rama.