
Rama: Punoni dhe investoni në Shqipëri, paga dhe të ardhura më të mira sesa në Greqi
Kryeministri Edi Rama nga Athina iu bëri thirrje shqiptarëve të vijnë të investojnë në tokat e tyre

Kryeministri Edi Rama nga Athina në një takim me shqiptarët, tha se në Partinë Demokratike do të ankohen sërish për vjedhje votash.
“Bufi i kënetës më 11 maj do thotë fitore, ndërsa më 13 maj në mëngjes kur të dalë rezultati do denoncojë vjedhjen më të madhe në histori të votave”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama i bëri thirrje shqiptarëve të vijnë të investojnë në tokat e tyre,në agroturizëm falë lehtësira që ka miratuar së fundi qeveria përmes paketës së malee, teksa bëri të ditur se, ndërtimi dhe turizmi janë sot dy sektorë me rëndësi si për ekonominë e vendit dhe për rritjen e të ardhurave familjare.
“Kush punon këtu në Greqi, në ndërtim apo turizëm, duhet të jetë i bindur se nëse shesh nga Shqipëria do të shohë paga më të mira. Këtë gjë, mos e dëgjoni nga unë, mos më besoni mua, pyesni, interesohuni dhe shikoni mundësitë për punë që ka Shqipëria në ndërtim dhe turizëm, që janë dy sektorë, ku e di shumë mirë, që shumë shqiptarë punojnë këtu në këta dy sektorë dhe e kanë të varur ekonominë e tyre tek ndërtimi dhe turizmi”, tha Rama.
Gjithashtu vijoi ai, nëse keni një tokë, rrënojë, të trashëguar nga gjyshi, miq të afërm, nëse keni miq të afërm, investoni kursimet tuaja për të ndërtuar atje një pikë agroturizmi, duke sjell eksperiencën tuaj të marrë në Greqi. Keni dijen e një agronomi që ka mbaruar jo një por dy universitete, ndaj shiheni këtë mundësi.
“Ne kemi bërë një ligj të ri, që do të hyj në fuqi pas zgjedhjeve, që është miratuar nga Kuvendi, por nuk do të hapet thirrjet para zgjedhjeve, pasi quhet krim elektoral, kështu quhet në Shqipëri. Prapë, po ju them unë këtu, që në 11 në darkë bufi ikënetës do të thotë fitore, në datën 12 pasdite, nga këneta do fryjë erë dhe në 13 do denoncohet vjedhja më e madhe në historinë e votave. Por ajo që na intereson ne është ajo që do bëjmë për t’ju vënë në dispozicion Paketën e Maleve, ku 500 aplikantët e parë do të përfitojnë mundësinë të investojnë pa taksa, pa TVSH dhe pa asnjë detyrim për 10 vjet rresht”, u shpreh Rama, teksa informoi se, ndërkohë BSH-ja e ka vënë në dispozicion 250 milionë euro për kredi nën 3% interesi, me 70% kolateral nga shteti, për të gjithë ata që duan të investojnë në rivitalizimin e shtëpive trashëgimi nga gjyshërit.
“Ndërkohë, vijoi Rama, 65 000 prej jush janë regjisturar për 11 majin. Kam besim se nga Greqia do të na vijë një mbështetje shumë e madhe. Por ndiqeni procesin me shumë vëmendje sepse, jo në Greqi, por në hënë të na çosh ne shqiptarëve, të gjitha punët ne shqiptarët i lëmë për në momentin e fundit, dhe më 11 maj votoni numrin 5, pra votoni BE që të merrni pasaportën e BE-së”.
Burimi ATSH