BB mbështetje Shqipërisë në transformimin digjital: Akses, transparencë dhe efikasitet

O’Meally, deklaroi se “BB do të vazhdojë të punojë dhe në vitet e ardhme përkrah qeverisë shqiptare


Një program mbi transformimin e shërbimeve digjitale i qeverisë shqiptare, i mbështetur nga Bankës Botërore po sjell ndryshime në Shqipëri, duke nxitur një qeverisje më inteligjente dhe shërbime të orientuara drejt qytetarëve.

Zyra e BB në Tiranë, ndau një video mesazh të Simon O’Meally, ekonomist i lartë për sektorin publik në grupin e BB, i cili dha disa informacione mbi programin e BB, që po transformon sektorin publik në Shqipëri.

O’Meally, tha se, “Jam shumë i lumtur sot, të ndaj me ju disa informacione mbi programin e BB, që po transformon sektorin publik në Shqipëri”.

Sipas tij, ky program ka të bëj me qytetarët dhe qeverisjen inteligjente. Ai kombinon reformat inovative në sektorin publik me ndryshimet në sjellje dhe mjete digjitale, për të siguruar shërbime publike më efikase, më transparente në shërbim të qytetarëve.

“Lajmi i mirë është se programi tashmë po sjell ndryshime për më shumë shërbime online me cilësi më të lartë. Janë 3 milionë përdorues të regjistruar në e- Albania dhe 95% e shërbime janë online.

Mijëra fëmijë të shkollave fillore, 35 mijë nxënës aktualisht përfitojnë dhe mund të përmirësojnë aftësitë e tyre mbi leximin, numërimin dhe dijet digjitale përmes SmartLabs, (216 smartlabs që janë aktualisht). Grupet e cenueshme si personat me aftësi të kufizuara, po marrin ndihmën e duhur për të përfituar nga transformimi digjital.

Të rinjtë shqiptar do të përfitojnë aftësi digjitale që kërkon tregu i ri i punës në ekonominë digjitale. Kjo do të mundësohet përmes qendrave të inovacionit për të rinjtë që do të funksionojnë së shpejti”, u shpreh O’meally

Ai vuri në dukje se, Shqipëria po ecën më tej në këtë drejtim.

“Së bashku me qeverinë kemi zgjeruar më tej programin. Jam i lumtur të njoftoj se së fundi Bordi Ekzekutiv i BB miratoi një fond shtesë prej 80 milionë usd për këtë program.

Ky program financimi do të arrijë tri rezultate të rëndësishme: rritjen e aksesit të qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet qeveritare në nivel vendor; së dyti, rritjen e transparencës dhe efikasitetit në prokurimet publike, duke sjellë më shumë përfitime ekonomike dhe së treti, përmirësimin e financave publike që paratë e taksapaguesve të përdoren më mire. Ky është një program i guximshëm dhe ambicioz, por puna e vërtetë fillon tani”, tha ai.

O’Meally, deklaroi se “BB do të vazhdojë të punojë dhe në vitet e ardhme përkrah qeverisë shqiptare për të siguruar shërbime cilësore të qëndrueshme për të gjithë qytetarë shqiptarë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”