Hoxha në samitin për Sigurinë Kufitare në Londër: Rezultate konkrete në luftën kundër krimeve financiare

Ministri i Brendshëm shqiptar theksoi në fjalën e tij, rezultatet konkrete të operacioneve, të ekipeve të përbashkëta hetimore.


Në ditën e parë të samitit për Sigurinë Kufitare, që po mbahet në Britaninë e Madhe, ku marrin pjesë rreth 40 vende, Kryeministri britanik Keir Starmer u ndal tek goditja e ashpër ndaj përfituesve nga kontrabandimi i qenieve njerëzore.

Tirana zyrtare përfaqësohej në Samit nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku.

Ministri i Brendshëm shqiptar theksoi në fjalën e tij, rezultatet konkrete të operacioneve, të ekipeve të përbashkëta hetimore.

“Shqipëria ka dëshmuar përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimeve financiare, migracionit të paligjshëm dhe krimeve ndërkufitare. Përmes bashkëpunimit të thelluar me partnerët evropianë dhe organizatat ndërkombëtare, Shqipëria ka arritur të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale”, deklaroi ministri Hoxha.

Më tej, ai tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka nënshkruar dhe po zbaton një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX, e cila po zgjerohet edhe në vende të tjera të rajonit, si model i suksesshëm.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”