Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

“Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!


Nga Aleksandër Çipa

Mësuesi dhe Profesori im Sadik Bejko në ditën e Fiter Bajramit, (një ditë para se të shkruaja këto radhë), pati përvjetorin e ditëlindjes.

Unë nuk doja që urimi im të eklipsohej nga urimet mijëra milionëshe e miliardëshe të Botës, në ditën e Fiter Bajramit. Urimi im modest për Profesorin tim, është hise e mirënjohjes që mbart tash e në kohë të ardhme, qysh prej më shumë se dyzet vite…
Një jetë e gjatë më ka lidhur me Profesorin.

Nis që me shkollimin tim në Shkollën e Mesme Pedagogjike ” Pandeli Sotiri” ne Gjirokastër. Vazhdon me Institutin dhe më pas Universitetin ” Eqrem Çabej” po në Gjirokastër.

Vijoi më pas, kur e pata redaktor të dy librave te mi me poezi, por më herët dhe pashkëputshmërisht, kishte filluar si miqësi me tim at.

Në vitin e parë të viteve ’80-të në Gjirokastër, mësova se poeti Sadik Bejko ishte rikthyer si Hamurabi i dalë nga vithisjet e jetës së tij për shkak të fjalës dhe artit të poezisë. Hija e Festivalit të 11 ia përndiqte emrin në mjediset e vogla të qytetit me shumë ndjeshmëri politike.

Por qetësia e tij si imazh demiurgu, fjala potente me vokal dhe timbër aq radiofonik, bindja verbale që dëshmohej edhe kur na thoshte mirëmëngjes ne nxënësve pedagogjikas, na krijonte marrëdhënien e bukur, natyrale dhe të fisme mes mësuesit të talentuar dhe nxënësve të preokupuar.
Unë isha pedagogjikasi që në vitin 1981 e kisha lexuar vëllimin e shkëlqyer të Profesorit-Poet, “Rrënjët” për të cilin dija dhe kisha gjetur mundësinë të lexoja tekstin vlerësues të Ismail Kadaresë.
Shumë herë e kam kaluar, me shumë rikthime në ata poezi që më përngjasonin në atë moshë adoleshenti, tek-tuk me ” Duart e lira” të Pol Elyarit edhe pse nuk kishin asgjë të përbashkët për nga tematikat dhe motivet e njeri-tjetrit. Poezia e tij e metrit ad lib I mërgohej melodicitetit dhe fitonte e dëshmonte lirinë e shprehjes si të pakkujt prej klasikëve pa klas në atë kohë…

Profesori pas mbarimit të Pedagogjikes, më doli para edhe në Institutin Pedagogjik dhe më pas, në Universitetin ” Eqrem Çabej”. Ndërkohë kisha mësuar se çuditërisht ai kishte kaluar nga redaktor i teksteve të festivaleve të RTSH, në minierën e afërt të Memaliajt dhe disa kohë në Hllomo të Sopikut në kufi me Greqinë dhe më pas, në gjimnazet e Gjirokastrës. Autoriteti I tij prej shkrimtari mësimdhënës renditej ndër më të famshmit që kishte pasur në tre apo katër dekada të mëparshme Gjirokastra në gjimnazet e veta që nga Agim Shehu, Hasan Sazani, Petro Isufi, Bekim Harxhi, Petro Cerkezi, Tasim Gjokutaj e më pas edhe Raimond Taho etj., etj. Por tek unë, gjimnazisti trupimët, Profesori shfaqej me imazhin shtat-imponueshëm të poetit.
Në këtë raport, mes meje dhe Profesorit, u ndërtua një histori unike: edhe mësues, edhe pedagog, edhe Profesor, edhe redaktor. Natyrisht, së pari: mik i pakohë dhe i gjithëhershëm i vatrës sime familjare.
Në të gjitha raportet me mua, Profesori më mbeti imponues dhe kërkues sipas urdhrit klasik të mentorit.

Në fillim të viteve ’90-të Profesor Sadiku natyrshëm u fut në angazhimin intelektual dhe politik të Gjirokastrës, duke marrë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike.
Në atë kohë, ndër të tjerash, unë isha edhe kryeredaktor i gazetës më të bujshme të pavarur, të rretheve të Jugut: gazeta ” Java”, e cila doli edhe tri herë në javë për nëntë vite rresht.

Në një ndër numrat e gazetës së bashku, unë në cilësinë e gazetarit dhe Profesori në atë të deputetit, përgatitëm një intervistë, titullin e së cilës ende e kam në kujtesë: “Nën diktaturë të gjithë marrin plagë”.

Në atë intervistë, Profesori nuk foli si deputet vetëm për gjendjen dhe proceset e rrëmbyeshme politike të vendit, por në një hise të përgjigjeve të veta me kapacitetin e një poeti, intelektuali dhe filologu të zot, sillte në vëmendje të lexuesve dhe sidomos opinionit të ngarkuar politik dhe ndëretnik ( greko-shqiptar) një fakt themelor:

Nëse do të bëjmë një prerje të të quajturit Epir i Veriut nga trungu amtar i Atdheut tonë, atëhere duhet të bëjnë dhe bëjmë mirë llogaritë se shkëpusim gjysmën e emrave të kulturës dhe letërsisë, shkencës dhe gjuhësisë shqipe: e nisim në Sarandë me Hoxha Tahsinin, në Gjirokastër me Çajupin, Çabein, Kadarenë, në Përmet me vëllezërit Frashëri: Naimin, Samiun, Abdylin, në Korçë me Themistokli Gërmenjin e Veqilharxhin, Agollin, në Pogradec me Lasgushin e Kutelin e sa e sa të tjerë…. Prandaj kjo kohë do shkojë shpejt e do të distancohet nga kësi marrëzish… Profesori na priu në nismën e atëhershme për krijimin e një shoqate si klub me emrin “Miqtë e Kadaresë”…
Koha ka kaluar, tashmë në disa dhjetëvjeçarë dhe Profesori ka shtuar në bibliotekën shqiptare jo vetëm librat e vet poetikë, por edhe libra të tjerë,me aq lëndë dhe tekste cilësore e të lakmuara nga bota e studimeve dhe e kritikës apo në tërësi filologjistëve… Profesori vijon ta udhëtojë jetën e vet si një mentor, jo vetëm imi, në mbretërinë e logjikës dhe i dukshëm, në çdo kryqëzim analitik të shoqërisë ku jemi së bashku.

Në 24 orët e këtij ngacmimi për të përcjellë publikisht një urim për Profesorin tim, poetin Sadik Bejko, në shërbim të dëshirës dhe shprehjes për të, më mbetet kujdesi dhe pamjaftueshmëria e fjalës:

Profesor Sadiku, më rron zemra në respektin dhe mirënjohjen për Ty!

Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Me përqafime, nxënësi e student juaj!

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”