Rezerva valutore u rrit me bazë vjetore 23,8 % në shkurt

Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë zhvilloi 23 ankande për blerjen e 933 milionë eurove


Rezerva valutore vijoi rritjen gjatë muajve të parë të vitit 2025.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit, rezerva valutore e vendit shënoi afro 7 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore është rritur me 23,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita.

Në fund të vitit të kaluar, titujt e borxhit përbënin afërsisht 67% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 25% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend. Gjithashtu, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Rritja e rezervës valutore realizohet kryesisht nëpërmjet blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor. Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë zhvilloi 23 ankande për blerjen e 933 milionë eurove.

Ndërkohë që për vitin 2025 BSH parashikon të blej në total 270-350 milionë euro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”