
Shqipëri-Bullgari, forcim i bashkëpunimit në fushën e sistemit penitenciar
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose priti në një takim ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose priti në një takim ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov, ku biseduan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sistemit penitenciar.
Gjatë bisedës Qose dhe Kirov diskutuan edhe për mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes dy vendeve, me fokus në trajnimin e stafit, modernizimin e institucioneve dhe përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar.
Në një postim në rrjetet sociale, Qose tha se “ky takim shërben si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në këtë sektor”.
Burimi ATSH