
Rama: Me shumicën e shqiptarëve, për Shqipërinë në BE
Mbi 3,7 milionë shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët t’i bashkohen atij dhe skuadrës së re të Partisë Socialiste për Shqipërinë në BE.
“Voto 5, me shumicën e shqiptarëve, me mua dhe me skuadrën e re të Partisë Socialiste për Shqipërinë në BE”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Mbi 3,7 milionë shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.
Ndër këta shtetas, 114.642 qytetarë më të drejtë vote do t’u drejtohen qendrave të votimit për herë të parë.
Ndërkohë numri i emigrantëve të regjistruar zyrtarisht në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245.935 persona.
ATSH